Me ç’rast, në një takim të organizuar nga EU-CTA, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Tatimore z.Behxhet Haliti dhe z.Naim Huruglica, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës, së bashku kanë folur rreth projektit të EU-CTA-së, për të cilin thanë se ky ishte një projekt i kohës së duhur dhe njëri prej më të mirëve që është ofruar nga BE-ja; shpresojmë se përkrahjet e mëtutjeshme të BE-së do të jenë të standardeve të ngjashme.
Gjatë këtij takimi , i cili shënoj ngjarjen e përfundimit të Projektit, e cila do të ndjekë takimin e fundit të komitetit udhëheqës për të rishikuar përparimin e përgjithshëm dhe në të njëjtën kohë të prezantojnë rezultatet kyçe të arritura.
Përfaqësuesit e zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian së bashku me z.Behxhet Halitin dhe z.Naim Huruglicën , Drejtorë të Përgjithshëm të Administratës Tatimore dhe Doganave të Kosovës, kanë diskutuar rreth të arriturave të këtyre pikat që përfshijnë:
- Krijimin dhe zbatimin e Njësitit të Hetuesve të ATK-së
- Plotësimi Ligjit mbi TVSH-në
- Rihartimi i Ligjit mbi Procedurën e Administratës Tatimore
- Hartimi i një strategjie Doganore të TI-së në përputhje me BE-në
- Hartimi i planit zbatues për Sigurinë e Zinxhirit Furnizues
- Rritja e kapacitetit të zbatimit Doganor për të Drejtën e Pronësisë Intelektuale
- Rritja e dukshme e kapaciteteve që rezultuan nga ofrimi i një totali nga 60 trajnime që përfshinin përafërsisht 900 zyrtar/ditë trajnuese mbi 21 lëndë të ndryshme, të specializuara .