Njoftim për tatimpagues – Korrigjo raportin e blerjeve mbi 500€

Publikuar më March 3, 2016 08:15

korigjo_raportin_500euroAdministrata Tatimore e Kosovës, ju informon se në Raportimet e Blerjeve mbi 500 euro, gjegjësisht në periudhat 2010 – 2015, rezulton se disa prej të dhënave të deklaruara në këto raporte janë me biznese të cilat nuk janë identifikuar nga ATK, pra ju mungon Numri Fiskal ose i njëjti është regjistruar gabim gjatë plotësimit të formës për raportim.

Për të saktësuar këto të dhëna, ju mund të shfrytëzoni ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org  në linkun Kërko tatimpaguesin.

Andaj, ju lutemi të rishikoni edhe një herë Raportet tuaja të Blerjeve mbi 500 euro, të dorëzuara për periudhat 2010 – 2015 dhe të bëni korigjimet e nevojshme deri më 01 Prill 2016.Të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk respektojnë afatin e lartëcituar për të bërë korrigjimet e kërkuara në Raportet e blerjeve mbi 500 euro, do të jenë objekt i masave ndëshkuese të parapara me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Administrata Tatimore e Kosovës