Njoftim për deklaruesit e TVSH-së

Publikuar më October 24, 2011 15:29

Të nderuar tatimpagues,
Për shkaqe të problemeve teknike, disa prej jush keni pasur vështirësi të deklaroni deklaratën e muajit Shtator të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar qoftë përmes Deklarimit Elektronik apo edhe përmes mënyrës së rregullt të shkarkimit të deklaratave.
Megjithatë sipas të dhënave tona dhe kontakteve me disa tatimpagues, kemi parë që pothuaj të gjithë deklaruesit e TVSH-së kanë arritur të shkarkojnë deklaratat dhe deklarojnë tatimin brenda afatit të duhur kohor, pra deri me datën 20 Tetor. (more…)

Administrata Tatimore e Kosovës, çdoherë afër tatimpagueseve

Publikuar më September 13, 2011 16:06

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu, ATK është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë, kështu tha drejtori i përgjithshëm i ATK-së, z.Behxhet Haliti me rastin e seminarit përmbyllës për Çështje tatimore , i cili u mbajt sot në Prishtinë.
(more…)

Konkurs për dizajnimin e logos së ATK-së

Publikuar më September 12, 2011 15:28

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) u bën thirrje të gjithë të interesuarve, e në veçanti kompanive publicitare, që të aplikojnë në konkursin për dizajnimin e logos së ATK-së.

Konkursi është i natyrës garues dhe tre idetë më të mira do të shpërblehen: vendi i parë me 2000 Euro, vendi i dytë me 700 Euro dhe vendi i tretë me 300 Euro. (more…)

Page 132 of 151« First...102030...130131132133134...140150...Last»