ATK vazhdon takimet me përfaqësuesit e bizneseve, takohet me AKB-në

Publikuar më March 4, 2011 15:30

(Prishtinë, 4 Mars 2011) Administrata Tatimore e Kosovës në krye me Drejtorin e Përgjithshëm z. Behxhet Haliti dhe zyrtarë të tjerë të ATK-së zhvilluan sot një drekë punë me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit të udhëhequr nga kryetari z. Agim Shahini, me qëllim të vazhdimit të komunikimit të përbashkët dhe diskutimit për së afërmi të çështjeve që mund t’i hasin bizneset gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre. (more…)

Bashkëpunim në adresimin e shqetësimeve të Biznesit

Publikuar më March 1, 2011 12:00

(PRISHTINË, 28 shkurt 2011) – Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës në vazhdën e takimeve të përbashkëta mbajtën sot takimin e radhës me ç’rast u angazhuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në të mirë të biznesit. (more…)

Takimi i rradhës në mes AMCHAM dhe ATK

Publikuar më February 23, 2011 15:42

(Prishtinë 23, shkurt 2011) – Në vazhdën e takimeve të përbashkëta, Komisioni Tatimor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me udhëheqësit e Administratës Tatimore të Kosovës zhvilluan sot një drekë pune me qëllim të vazhdimit të komunikimit, shqyrtimit për së afërmi të problemeve e pengesave eventuale që bizneset mund t’i hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre si dhe për të diskutuar mundësitë për të krijuar një ambient më të favorshëm për bizneset që veprojnë në Kosovë. (more…)

Page 151 of 160« First...102030...149150151152153...160...Last»