Inaugurimin e ndërtesës së re të Zyrës Regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Prizren

Publikuar më October 4, 2010 15:54

Qeveria e Kosovës e përkushtuar që të sigurojë një shërbim më cilësor për tatimpaguesit
Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z.Ramadan Muja dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Behxhet Halimi, sot me 4 Tetor 2010, bënë inaugurimin e ndërtesës së re të Zyrës Regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Prizren.

(more…)

ATK: Tetori fillon me ndryshime

Publikuar më 06:29

Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim që t’u ofrojë tatimpaguesve kushte më të lehta në përmbushjen e obligimeve të tyre tatimore dhe në mënyrë që të rrisë efikasitetin e mbledhjes së tatimeve, që nga data 1 Tetor do të bëjë ngritjen dhe modernizimin e sistemit kompjuterik. Që nga kjo datë, për të shkarkuar Deklaratat Tatimore nga ueb faqja e ATK-së www.atk-ks.org si dhe për të gjitha Deklarimet apo Raportimet e tjera në ATK, secili tatimpagues do të jetë i obliguar që të shfrytëzojë VETËM Numrin Fiskal, që do të thotë se Numri i Biznesit apo Numri Identifikues që nga kjo datë nuk do të mund të përdoren për raportime tatimore. (more…)

ATK për herë të parë pjesëmarrëse e forumit të OECD për Administrim Tatimor

Publikuar më September 21, 2010 11:57

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës z. Behxhet Haliti, morri pjesë në forumin për Administrim Tatimor të Organizatës për Ko-operim Ekonomik dhe Zhvillim – OECD (Organisation for Economic Co-operation and Development) e cila u mbajt në Turqi, përkatësisht në Stamboll më 15 dhe 16 Shtator 2010.

Në këtë forum morrën pjesë Drejtues të Administratave Tatimore të më shumë se 40 vendeve të Botës, ku u diskutua  për një sërë çështjesh që lidhen me administrimin e sistemeve tatimore në klimën aktuale ekonomike. (more…)

Page 159 of 160« First...102030...156157158159160