Publikuar më 07, 02 2012 16:11:29
Si rrjedhojë e procesit të përmirësimit të shërbimeve më të mira për tatimpagues dhe reduktim të punëve teknike per Zyrtarët e Edukimit të Tatimpaguesve nëpër Zyrat Regjionale, Administrata Tatimore e Kosovës duke filluar nga data 7 Shkurt 2012 do të zgjasë afatin e validitetit të Vërtetimeve Tatimore të cilët lëshohen për të paraqitur gjendjen tatimore të një tatimpaguesi të caktuar.
(më tepër…)
Publikuar më 02, 02 2012 11:00:38
Vendi: Graçanicë
Objekti: “DOLÇEVITA”
Data: 06.02.2012
Ora: 10:00
Me qëllim të informimit dhe të sigurimit të një transparence maksimale, Administrata Tatimore e Kosovës, ju fton që të merrni pjesë në Seminar me temën: Legjislacioni Tatimor.
(më tepër…)
Publikuar më 26, 01 2012 15:44:19
Me rastin e përmbylljes së vitit 2011 si dhe me qëllim të informimit publik, ATK mbajti sot konferencën e radhës për media ku u prezantua raporti vjetor i punës.
Në këtë konferencë, viti 2011 u cilësua si viti më i suksesshëm në përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe në arkëtimin e të hyrave, ku edhe këtë vit ATK ka luajtur rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit duke grumbulluar 261,123,163 euro. “Në konferencën e sotme nuk do të fokusohemi vetëm në grumbullimin e të hyrave pasi që mbledhja e tatimit ka qenë vetëm një nga shumë veprimtaritë që kemi zhvilluar gjatë vitit 2011.
(më tepër…)
Page 2 of 2312345...1020...»Last »