17 vjetori i themelimit të ATK-së – Fjalimi i drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

Publikuar më January 17, 2017 14:52

Është kënaqësi e imja që në emër timin personal dhe në emër të stafit t’u uroj mirëseardhje në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

ATK, është themeluar me 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Më 18 Shkurt 2003, barten kompetencat e udhëheqjes tek Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë, ATK funksionon si një Agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale, brenda Ministrisë se Financave,  e menaxhuar nga vendorët, me asistencën e Institucioneve ndërkombëtare përfshirë, USAID, BE, FMN, GIZ, etj. Fillimi i punës së ATK-së ishte me 30 zyrtar për të arritur në 800 të punësuar. (more…)

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Më 1 shkurt 2017 fillon deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes

Publikuar më January 13, 2017 08:45

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 1 shkurt 2017, do të filloj deklarimi elektronik i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes.

Obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, janë të gjithë tatimpaguesit, të cilët janë deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, duhet të deklarohen në baza mujore nga data 01 deri me 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mbyll një subjekt të lojërave të fatit

Publikuar më January 6, 2017 15:20

Bazuar në informacione të pranuara nga qytetaret, Drejtoria e Lojërave të Fatit në kuadër të ATK-së sot në asistim të policisë dhe sektorin e Akcizës në Doganën e Kosovës, ka  bërë inspektimin e  subjekteve të lojërave të fatit, për të vërtetua nëse janë duke vepruar në harmoni me ligjin përkatës.

Nga ky aktivitet ka rezultuar të mbyllet një subjekt i lojërave të fatit në lagjen Kodra e Diellit në qytetin e  Prishtinës.

Gjatë këtij aksioni janë konstatuar këto shkelje ligjore:

-Ushtrimi i veprimtarisë në kundërshtim me  Ligjin  Nr. 04/L-080, konkretisht neni 70 ;

-Ushtrimi i veprimtarisë pa licence, e paraparë me nenin 25 i ligjit Nr.04/L-080; (more…)

Page 20 of 139« First...10...1819202122...304050...Last»