KOMUNIKATË PËR MEDIA – Administrata Tatimore e Kosovës e vendosur për të luftuar korrupsionin, largon nga puna dy zyrtarë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Publikuar më July 14, 2016 15:45

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton opinionin publik se është duke promovuar parimin e tolerancës zero ndaj korrupsionit, si garanci e sundimit të ligjit. Së fundmi ATK ka larguar nga puna dy (2) zyrtar, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Strategjia e Administratës Tatimore të Kosovës, kundër korrupsionit është të kontribuojë në reduktimin progresiv dhe të qëndrueshëm të dukurive korruptive, me qëllim të forcimit të integritetit dhe rritjes së besimit të qytetarëve në Administratën Tatimore të Kosovës.

Administrata Tatimore gjatë vitit të fundit në bashkëpunim me institucionet tjera të zbatimit të ligjit, ka ndërmarrë një varg aktivitetesh për parandalimin dhe luftimin e dukurive negative, përmes: trajnimeve adekuate, parandalimin e konfliktit të interesit, implementimin e planit të veprimit kundër korrupsionit 2013-2017, lëvizjeve të stafit në pozita ekuivalente, analizën e deklaratave të pasurisë, etj. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, e përkushtuar në edukimin e Tatimpaguesve

Publikuar më July 13, 2016 12:06

fotoLajm_ATKperkAdministrata Tatimore e Kosovës, realizoj seminar për tatimpaguesit me veprimtari ndërtimore për aspekte të TVSH-së.

Tema e cila u prezantua/trajtua në këtë seminar, ishte:

Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, brenda vendit.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte informimi i tatimpaguesve lidhur me trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së, për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit. (more…)

Seminar për Tatimpaguesit me veprimtari ndërtimore

Publikuar më July 4, 2016 11:44

seminar
ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS

Organizon

SEMINAR PËR TATIMPAGUESIT ME VEPRIMTARI NDËRTIMORE

TEMA:   APLIKIMI I NGARKESËS SË KUNDËRT TË TVSH-së PËR FURNIZIMIN E SHËRBIMEVE NË LËMIN E NDËRTIMIT, BRENDA VENDIT (more…)

Page 28 of 132« First...1020...2627282930...405060...Last»