KOMUNIKATË PËR MEDIA – GIZ, prezanton anketën me tatimpagues

Publikuar më June 30, 2016 19:33

ATK1Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, sot kanë mbajtur konferencë të përbashkët, në të cilin janë prezantuar rezultatet e anketës me tatimpagues për vitin 2015 lidhur me transparencën, efikasitetin, korrektësinë dhe  shërbimet e ATK-së, si dhe prezantimi i punës dhe të arriturave  të ATK-së deri më tani,përkitazi me te gjeturat e kësaj ankete

Në këtë konferencë ku përveç panelit i cili përbëhej nga Zëvendës Ministri i Financave, Agim Krasniqi, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, znj. Alexandra Fehlinger, Udhëheqëse e Projektit per Reformën e Financave Publike, Zyra e GIZ-së në Kosovë, pjesëmarrës ishin edhe Deputet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përfaqësuesit e ambasadave në Kosovë, Drejtoria e Tatimeve e Shqipërisë, Administrata Tatimore e Malit të Zi, Shoqëria Civile, Odat ekonomike, FMN, Banka Botërore, USAID, EULEX etj. (more…)

ATK, fillon me rimbursimin e mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal për periudhën TM2/2016

Publikuar më June 29, 2016 20:54

Të nderuar qytetarë,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Korrik 2016 fillon me rimbursimin e mjeteve për qytetarët, të cilët kanë grumbulluar Kuponët Fiskal gjatë periudhës TM2/2016 (Prill, Maj dhe Qershor).

Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal, më së voni deri më 31 Korrik 2016.

Vetëm pasi të keni deklaruar të dhënat tuaja përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës, që gjithsej janë në dispozicion 158 pika. (more…)

Njoftim për tatimpagues – Edhe pak ditë, mund të përfitosh nga shlyerja e borxhit ndaj Administratës Tatimore të Kosovës

Publikuar më June 28, 2016 19:51

Administrata Tatimore e Kosovës, është duke zbatuar Ligjin Nr.05/L-43 për Faljen e Borxheve Publike. Ky Ligj është në fuqi vetëm deri më 02 Shtator 2016, andaj subjektet që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike sipas këtij Ligji, këtë të drejtë mund ta realizojnë vetëm deri me këtë datë.

Të gjithë personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë borxhe ndaj ATK-së deri më 31 Dhjetor 2008, mund të përfitojnë nga falja e borxhit, nëse plotësojnë kriteret dhe iu nënshtrohen procedurave të parapara nga ATK për faljen e këtyre borxheve.

Administrata Tatimore e Kosovës, ka identifikuar të gjithë personat që kanë obligime të pashlyera dhe që mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike për periudhën deri me 31 Dhjetor 2008. (more…)

Page 29 of 132« First...1020...2728293031...405060...Last»