Njoftim për tatimpagues – Raportimi i blerjeve mbi 500 €

Publikuar më 18, 01 2012 09:00:40

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/ L – 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, deri me datën 31 Mars 2012 personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro, apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK.

 

(më tepër…)

Njoftim për tatimpagues – Regjistrimi i Mallrave në Stoqe

Publikuar më 16, 12 2011 15:58:05

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 – për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2012.

Tatimpaguesit, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. (më tepër…)

Komunikatë për Media – Bëjnë betimin 36 inspektorët e rinj tatimorë

Publikuar më 02, 11 2011 15:57:28

Në praninë e Ministrit të Financave, Bedri Hamza dhe drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës,Behxhet Haliti sot u bë betimi i gjeneratës së radhës të Inspektorëve Tatimor të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në ceremoninë e betimit Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke i përshëndetur inspektorët e rinj dhe duke ju dëshiruar punë të mbarë dhe të suksesshme brenda Ministrisë se Financave, tha se “Është vërtete kënaqësi e posaçme për mua pjesëmarrja në këtë ceremoni. Besoj se gjatë kësaj periudhe fillestare të inkuadrimit tuaj në ATK ju tashmë jeni njoftuar dhe familjarizuar jo vetëm me institucionin, por edhe me procesin e punës dhe krejt atë se çka pritet nga ju”. (më tepër…)

Page 3 of 2312345...1020...Last »