ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik – TATUARJA E PENSIONEVE ME RASTIN E TËRHEQJES NGA FONDI I KURSIMEVE PENSIONALE TË KOSOVËS (FKPK)

Publikuar më April 12, 2017 08:10

Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2017 për tatuarjen e pensioneve me rastin e tërheqjes nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në të Ardhurat Personale, për tatimpaguesit që përfitojnë të ardhura në emër të pensioneve me shumë të tërësishme, si dhe duke përfshirë atë në faza. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK publikon listën e t/p që u janë aprovuar Lirimet e TVSH-së në importim të mallrave

Publikuar më April 6, 2017 15:13

Administrata Tatimore e Kosovës në bazë të Nenit 29 të Ligjit për TVSH Nr. 05/L-037, publikon listat e bizneseve që u jenë aprovuar kërkesat për lirime të TVSH-së në importim të  mallrave për Lëndë të parë dhe Pajisje të Teknologjisë Informative.

Përmes Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015, Nenit 48, janë përcaktuar kushtet dhe detajet tjera për mënyrën e realizimit të këtyre të drejtave ligjore.

Përmes kërkesës së tatimpaguesit (aplikacionit), e cila duhet të shkarkohet nga web- faqja e ATK-së, si dhe dokumenteve  tjera të duhura që duhet t’i bashkëngjitën (të përshkruara në nenin 48 të UA Nr. 03/2015), Komisioni i ATK-së i autorizuar për këto lirime do t’i shqyrtoj këto kërkesa brenda 15 ditëve nga dita e pranimit të saj. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Imeri dorëzoj zyrtarisht Raportin Vjetor të Punës për vitin 2016 ministrit Hoti

Publikuar më April 4, 2017 12:21

Duke u bazuar në Nenin 8 të Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i cili thotë se deri më datë 31 mars të vitit pasues, duhet të dorëzohet raporti vjetor në Ministrin e Financave, sot zyrtarisht Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri i dorëzoj Ministrit të Financave, Avdullah Hoti Raportin e Punës për vitin 2016.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të këtij raporti, drejtori Imeri tha se (more…)

Page 30 of 160« First...1020...2829303132...405060...Last»