Publikuar më 01, 11 2011 15:57:42
Në Administratën Tatimore të Kosovës, ka filluar punën Qendra e Thirrjeve, me ç’rast është kontaktuar tatimpaguesi i parë, i cili u njoftua për borxhin që ka ndaj ATK-së, si dhe për deklaratat që i mungojnë në sistem. Njëherësh, është këshilluar për mundësit e pagesës së borxhit, mënyrat e pagesës, si dhe ndihmën që mund t’i ofroj Administrata Tatimore e Kosovës.
Detyra e Qendrës së Thirrjeve, është të bisedohet dhe të përcaktohen, cilat veprime kërkohet, për të zgjidhur çështjet e tatimeve të pashlyera, të përshpejtohen veprimet e tilla të ndërmarra, në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të rregullt, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura tatimore. (më tepër…)
Publikuar më 27, 10 2011 15:14:35
Administrata Tatimore e Kosovës, gjatë periudhës Janar-Shtator ka inkasuar 194 milionë euro, duke përmbushur 74% të planit vjetor për grumbullimin e të hyrave vjetore.
Me qëllim të informimit sa më të shpejt dhe të saktë ndaj opinionit dhe transparencës maksimale për tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot konferencën për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm z.Behxhet Haliti, shpalosi Raportin për nëntëmujorin e vitit 2011.
(më tepër…)
Publikuar më 25, 10 2011 15:07:18
Ligji Nr.03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Neni 84, përshkruan rrethanat në të cilat ATK mund të nxjerrë informatat tatimore për personat tjerë veç tatimpaguesit. ATK merr obligim që të ruaj seriozisht informatat e tatimpaguesit dhe përpiqet të sigurojë që informatat i janë dhënë vetëm atyre personave të autorizuar nga tatimpaguesi për të marrë informatat.
Në mënyrë që të sigurohet që informatat janë nxjerrë vetëm me autorizim, ATK është duke implementuar një formular të ri përmes te cilit tatimpaguesit duhet të caktojnë personin(at) që i autorizojnë për të shtjelluar çështjet e tyre tatimore me ATK-në apo për të marrë informatat tatimore nga ATK.
(më tepër…)