Njoftim për tatimpagues – Raportimi i blerjeve mbi 500 €

Publikuar më January 20, 2017 09:40

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, nga data 01 Janar 2017 dhe deri me datën 31 Mars 2017, personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind euro (500€), apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK. Blerjet e bëra nga Qeveria dhe Komunat e Republikës së Kosovës, gjithashtu iu nënshtrohen këtyre kërkesave për raportim.

Pra, personat e përfshirë, por duke mos kufizuar në ta, që kërkohet të dorëzojnë raportet e blerjeve mbi 500€, janë:

  • Të gjithë personat e përfshirë në afarizëm të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale;
  • Qeveria dhe Komunat e Republikës së Kosovës;
  • OJQ-të, Institucionet Publike dhe Organizatat e ngjashme;
  • Universitetet, Spitalet dhe Institucionet e ngjashme publike apo private, pa marrë parasysh a janë të regjistruara për TVSH apo jo, etj.

(more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Mbi 1 milion pliko të dorëzuara në ATK

Publikuar më January 18, 2017 18:40

Kampanja e rimbursimit të qytetarëve nga kuponët fiskal e cila ka nisur të implementohet në muajin Prill të viti 2015, në vazhdimësi ka treguar interesimin e qytetarëve për të qenë pjesë e saj, këtë e tregojnë më së miri statistikat nëpër periudha.

Në Administratën Tatimore të Kosovës ka arritur mbi 1 milion numri i plikove të dorëzuara nga qytetaret, ndërsa shuma e rimbursuar deri më tani është 15.5 milion euro.

(more…)

Kryeministri Mustafa: ATK-ja për 17 vjet dha kontribut të madh për zhvillimin e vendit

Publikuar më January 17, 2017 18:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kryeministri Mustafa vlerësoi lartë reformat e zbatuara nga Administrata Tatimore e Kosovës në përmirësimin e shërbimit për tatimpaguesit, e që janë reflektuar edhe në ngritjen e rangimit të Kosovës në Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”.

Kryeministri ka bërë të ditur se si rezultat i punës së këtij institucioni, është ndikuar që Kosova të ngrihet lart për 34 pozita në këtë rangim. (more…)

Page 40 of 160« First...102030...3839404142...506070...Last»