KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së Sakip Imeri takohet me përfaqësuesin e FMN Enrico Aav

Publikuar më March 21, 2017 16:23

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri është takuar  me kryesuesin e misionit teknik të FMN-së në Kosovë,  Enrico Aav.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të procesit të bashkimit ATK-DK nga perspektiva e ATK, si dhe mundësitë e bashkëpunimit për vitin 2017. (more…)

Njoftim nga Administrata Tatimore e Kosovës – Pajisu me Arkë Fiskale dhe lësho Kuponë Fiskal!

Publikuar më March 20, 2017 14:49

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor aty ku nuk kërkohet të lëshohet faturë tatimore dhe aty ku pagesa nuk bëhet përmes transferit bankar, janë të obliguar  që të pajisen me Arkë Fiskale dhe të lëshojnë Kuponë Fiskal.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: bizneset mikro, të vogla, të mesme, të mëdha, të cilat nuk janë pajisur me Arkë Fiskale dhe ato që janë pajisur dhe nuk lëshojnë kuponë fiskal gjatë shitjes apo kryerjes së shërbimeve. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mbyll 9 lokacione të lojërave të fatit në Prishtinë

Publikuar më March 18, 2017 07:59

Departamenti i Lojërave të Fatit në Administratën Tatimore të Kosovës, dje pas orës 16:00 ka zhvilluar aktivitet zyrtar në Prishtinë, tek disa lokacione që dyshohej se disa subjekte-individ, ushtronin ilegalisht veprimtarinë e lojërave të fatit.

Gjatë këtij aksioni inspektoret tatimore kanë kontrolluar 9 lokacione, tek të cilat janë gjetur parregullsi të shumta ligjore, duke përfshirë aparate për lojëra të fatit pa licencë, lojëra të ndaluara me ligj, si dhe aparate pa numra serik.

Si rezultat i këtij aksioni janë mbyllur 9 lokacione të lojërave të fatit, të cilave edhe janë vendosur  shiritat zyrtar të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. Për të gjitha parregullsitë e evidentuara janë shqiptuar gjoba në vlere 15,000 euro. (more…)

Page 5 of 132« First...34567...102030...Last»