KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK, ka filluar mbikëqyrjen e zbatimit të Pakos së re fiskale

Publikuar më September 3, 2015 13:24

pf1Pas hyrjes në fuqi të Pakos së re fiskale dhe të Udhëzimit Administrativ  nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet për ofrimin e shërbimeve rreth zbatimit të pakos së re fiskale.

Stafi i ATK-së në të gjitha zyrat regjionale të Shërbimit dhe Edukimit për tatimpagues është në gatishmëri të plotë për ofrimin e sqarimeve të nevojshme lidhur me ndryshimet ligjore.

Gjithashtu Administrata Tatimore ka njoftuar në vazhdimësi tatimpaguesit për përmbajtjen e pakos së re fiskale dhe do të vazhdoj mbajtjen e seminareve me tatimpagues dhe gjithë komunitetin e biznesit për informimin e tyre rreth zbatimit të ligjeve, me theks të veçantë për ndryshimet e bëra në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. (more…)

Komunikatë për media – Sot fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale

Publikuar më September 1, 2015 13:14

Nga sot, datë 01 Shtator 2015, fillon zbatimi i Pakos së re Fiskale, si:

  • Ligji nr. 05/L-037 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
  • Ligji nr. 05/L-028 Për Tatimin në të Ardhura Personale,
  • Ligji nr. 05/L-029 Për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, dhe
  • Ligji nr. 05/L-043 Për Faljen e Borxheve Publike

Ministri i Financave ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i cili që nga sot është në fuqi.

Udhëzimi Administrativ nr. 03/2015 për TVSH, përveç sqarimeve të tjera përfshinë edhe shtojcën nr. 1, e cila përmban artikujt që do të tatohen me normën e reduktuar prej 8%.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët janë deklarues të TVSh-së, nga data 01 Shtator 2015 duhet të aplikojnë normën 8% dhe 18%, varësisht nga furnizimi i mallit apo shërbimit. (more…)

Komunikatë për Media – Hoti: Ofrimi i lehtësirave fiskale për bizneset sa i përket investimeve të reja

Publikuar më August 28, 2015 08:51

????????????????????????????????????

Ofrimi i lehtësirave fiskale

“Ministria e Financave në vazhdimësi ka bashkëpunim me institucionet e tjera, bashkëpunim ky i cili çdoherë ka ndikuar të arrihen zhvillime të mëdha. I gjithë ky progres i arritur deri më tani ka qenë i mundur falë përkrahjes së vazhdueshme të ofruar nga ana juaj, prandaj ne ju falënderojmë të gjithëve që keni dhënë kontribut kaq të madh për progresin tonë”, tha ministri i Financave Avdullah Hoti, sot në Takimin Konsultativ me palët e interesit të organizuar nga Ministria e Financave,  me qëllim  të diskutimit të Pakos së re fiskale të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si: Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligjin për Tatimin në të Ardhura Personale, si dhe Ligjin për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, e cila  pako do të filloj së zbatuari nga 1 shtatori 2015. (more…)

Page 50 of 129« First...102030...4849505152...607080...Last»