NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – Ministri i Financave, nxjerr Udhëzim Administrativ të Ri për TVSH

Publikuar më December 5, 2016 09:12

udhezimiadministrativAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se me datë 01.12.2016, Ministri i Financave ka nxjerr Udhëzimin Administrativ MF-Nr. 06/2016 për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/l-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ky Udhëzim Administrativ përcakton rregullat dhe procedurat për zbatimin e TVSH-së sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ janë të obligueshme për Administratën Tatimore të Kosovës dhe për të gjithë personat e tatueshëm që janë përcaktuar në fushëveprimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Publikuar më December 2, 2016 16:50

Nga një aksion i ndërmarrë dje (01.12.2016), nga Policia e Kosovës, me asistim të ATK-së dhe Doganës, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë zhvilluar kontrolle në 7 qytete (regjione) të Kosovës, te disa subjekte të lojërave të fatit, të cilat kanë ushtruar veprimtari të paligjshme.
Gjatë këtij aksioni, i cili është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (02.12.2016), ATK ka asistuar me rreth 60 inspektor tatimor, si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme. Me këtë rast, në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës 6 persona, dy prej të cilëve zyrtar të ATK-së.
Në këtë aksion, janë sekuestruar si prova materiale: 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishek kalibra të ndryshme, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celular, 41.260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.
Administrata Tatimore do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë Policinë e Kosovës dhe Institucionet tjera te zbatimit të Ligjit, në Luftimin e Krimit te Organizuar dhe Informalitetit.
ATK, bazuar në ligjet në fuqi do të ndërmarrë masa ndaj zyrtareve të dyshuar për veprime në kundërshtim me autorizimet ligjore.

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, publikon Librin “Legjislacioni Tatimor i Kosovës”

Publikuar më 10:26

legjilacioni_tatimorAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në ueb-faqe është publikuar Libri “Legjislacioni tatimor i Kosovës”, botimi i III-të.

Administrata Tatimore ka obligim dhe detyrë të vendosur me Ligj, që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore, për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta.

Për këtë arsye, ATK ka botuar këtë vëllim të këtij libri në mënyrë që të njoftojë tatimpaguesin me legjislacionin e zbatueshëm tatimor, me të drejtat dhe obligimet që ka tatimpaguesi ndaj Administratës Tatimore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka Administrata Tatimore ndaj tatimpaguesit. (more…)

Page 6 of 121« First...45678...203040...Last»