Njoftim për tatimpagues – ATK verifikon mallrat pa origjinë

Publikuar më February 29, 2016 09:01

VERIFKIMI_ATKAdministrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit.

Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht tek tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë.

Secili tatimpagues duhet të jetë në gjendje të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim (jashtë vendndodhjes/eve) së tatimpaguesit. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK mban takim me përfaqësuesit e ARBK-se, Bankës Botërore dhe USAID-it

Publikuar më February 25, 2016 15:38

119Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri sot ka mbajtur takim me përfaqësuesit e ARBK-së, Bankës Botërore dhe USAID-it, për të diskutuar rreth bashkëpunimit të deritanishëm si dhe vazhdimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Sakip Imeri shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, dhe gjithashtu falënderoj përfaqësuesit e këtyre institucioneve për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë ofruar Administratës Tatimore që nga themelimi i saj.

Në këtë takim është diskutuar rreth bashkëpunimit të ATK-së dhe ARBK-së në të ardhmen, në funksion të ofrimit të shërbimeve për bizneset, harmonizimet ligjore për regjistrimin e bizneseve, thjeshtësimi i procedurave administrative për bizneset e reja dhe ato ekzistuese, si dhe për çështjen e pastrimit të listës së bizneseve. (more…)

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2016 Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt

Publikuar më 08:01

Shpjegimi_publik012016Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2016 –  Detyrimi për të paguar TVSH-në për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit – Aplikimi i ngarkesës së kundërt.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të TVSH-së për furnizimin e shërbimeve në lëmin e ndërtimit, respektivisht aplikimin e ngarkesës së kundërt (Reverse Charge) për TVSH, brenda vendit. (more…)

Page 60 of 151« First...102030...5859606162...708090...Last»