KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK priti në takim delegacionin nga Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar

Publikuar më December 1, 2016 08:49

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Sakip Imeri, me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim një delegacion të misionit kryesor të Fondit Monetar Ndërkombëtar për procesin e bashkimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, si dhe zhvillimet e fundit në ATK për performancen institucionale.
Gjatë këtij takimi u diskutua për progresin e arritur deri më tani në bashkimin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës në një institucion të vetëm, nga perspektiva e Administratës Tatimore, si dhe planet dhe objektivat e ATK-së për të ardhmen. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – 5 vite punë e suksesshme e Qendrës së Thirrjeve

Publikuar më November 23, 2016 14:06

call_centerKëtë muaj Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës ka shënuar 5 vjetorin e themelimit. Gjatë këtyre pesë viteve, Qendra e Thirrjeve ka kontaktuar dhe komunikuar me tatimpagues, gjithashtu ka krijuar dhe ka përdorë metoda të përshtatshme dhe me kosto efektive,  për tatimpaguesit që e kanë kontaktuar Qendrën e Thirrjeve.

Detyra e kësaj qendre është të bisedohet me tatimpagues dhe të përcaktohen cilat veprime kërkohen për të zgjidhur çështjet e tatimeve të pashlyera, të përshpejtohen veprimet e tilla të ndërmarra, në mënyrë që tatimpaguesit të bëhen të rregullt, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura tatimore. (more…)

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe KKRF filluan zbatimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit

Publikuar më November 22, 2016 15:25

11Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në bashkëpunim me Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) kanë përgatitur planin e veprimit për implementimin e obligimeve të dala nga Marrëveshja e bashkëpunimit, me ç ‘rast kanë organizuar seminar për Inspektorët Tatimorë me temën: Raportimi i Pasqyrave Financiare sipas Ligjit  për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

Ashtu siç është përcaktuar në Marrëveshje, përfaqësuesit e KKRF realizuan seminarin e parë për inspektorët tatimorë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, Zyrat Rajonale Prishtina1, 2 dhe 3. (more…)

Page 7 of 121« First...56789...203040...Last»