Pajisu me Arkë Fiskale dhe lësho Kupon Fiskal!

Disa nga veprimtaritë, si: tregti, prodhim, shërbim, shëndetësi, hoteleri, arsim, transport, artistike-zbavitëse, etj. nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK, u bënë thirrje që të pajisen me Arkë Fiskale dhe të lëshojnë kupon fiskal.

  • Identifikimi dhe fiskalizimi i bizneseve të cilat nuk janë të pajisura me Arka Fiskale, si dhe identifikimi dhe ndërmarrja e masave korrigjuese për bizneset të cilat janë pajisur me Arka Fiskale dhe nuk lëshojnë kupon fiskal gjatë shitjes apo kryerjes së shërbimeve.

ATK, inkurajon të gjitha kategoritë e lartpërmendura që t’i përgjigjen në mënyrë të saktë kërkesës ligjore, në të kundërtën ATK, do të detyrohet që të ndërmarrë masat ndëshkuese konform legjislacionit tatimor, si: aplikimi i ndëshkimeve administrative apo edhe anulimi i Numrit Fiskal.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju do të kontribuoni direkt në financimin e programeve qeveritare siç janë: ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

Administrata Tatimore e Kosovës