Përcjellje për pensionim të zyrtarëve të ATK

Publikuar më June 9, 2017 15:56

Në Administratën Tatimore të Kosovës, janë pensionuar dy zyrtarë: nga Zyra e Ankesave të Tatimpaguesve – znj. Sherife Avdiu, dhe nga drejtoria Rajonale e Pejës z.Ajdin Broçi.

Në një ceremoni të organizuar me rastin e përcjelljes në pension, znj. Avdiu dhe z.Broçi janë ndjerë të emocionuar,  pasi që nga dita e nesërme do t’i ndahen përditshmërisë dhe punës që kanë pasur për shumë vite në Administratën Tatimore.

Znj. Avdiu ka qenë zyrtare e ATK-së që nga Shtatori i vitit 2000, ndërsa z. Broçi, që nga Maji i viti 2003.

Angazhimi  i tyre në pozitat përkatëse gjatë gjithë këtyre viteve ka kontribuar në zhvillimin e Administratës Tatimore.  Ata tani në moshën 65 vjeçare shprehen se në vazhdimësi do të jenë krenarë për punë që kanë bërë në ATK, ndër të tjera znj. Avdiu, potencon se përvoja e saj prej vitesh ka reflektuar në krijimin e një imazhi të mirë për secilin koleg të saj.

Menaxhmenti i Administratës Tatimore, i falënderon znj. Avdiu dhe z.Broçi për kontributin e dhënë, si dhe i uron pensionim të rehatshëm dhe shëndet!