PËRMBLEDHJE JAVORE – Për ATK-në, nga data 16 deri 20 prill ishte java e bashkëpunimit Gjermano Kosovar

Gjatë javës së kaluar në Administratën Tatimore të Kosovës ka qëndruar një delegacion nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë, gjegjësisht përfaqësuesit e saj të lartë, z. Norbert Rossmeisl dhe z. Rafael Haselsteiner.
Kjo vizitë është realizuar më qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes ATK-së dhe Ministrisë Financave të Landit të Bavarisë, bashkëpunim ky i cili ka filluar në vitin 2010. Njëherit, qëllimi i kësaj vizite ishte që ATK të paraqes fushat e rëndësishme për realizimin e objektivave strategjike të saj, që mund të realizohen me përkrahjen e vazhdueshme nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë dhe organizatën gjermane për bashkëpunim dhe zhvillim GIZ.

Delegacioni gjerman, është pritur nga drejtori i ATK-së Sakip Imeri me bashkëpunëtor, duke i shprehur falënderimet për ndihmën e vazhdueshme qe ka ofruar organizata Gjermane GIZ e mbështetur ne mënyrë te veçantë nga Ministria e Financave e Landit te Bavarisë, me ç‘rast Ministrisë së Financave të Landit të Bavarisë i është dhënë mirënjohje ne emër te ATK-se per bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e ofruar per Administratën Tatimore te Kosovës, në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe zhvillimin e reformave në ngritjen e njësive organizative dhe në modernizimin e disa proceseve të punës.

 

Delegacioni nga Ministria e Financave e Landit të Bavarisë, ditën e parë të tyre, pas takimit me drejtorin e ATK-së, e kanë vazhduar me vizita të ndryshme në monumentet kulturore e fetare të Prishtinës, në Katedralen “Shën Nëna Terezë”, ku u priten nga Ipeshkvi i Kosoves Imzot Dod Gjergji.

 

Pastaj është realizuar edhe një vizite ne muzeun privat të piktorit Simon Shiroka.

 

Ditën e dyte te qëndrimit te delegacionit Gjerman ne Kosove, është realizuar takim pune ne Drejtorinë regjionale të ATK-së në Prizren, duke prezantua realizimin e projektit ZGjoNA ne ATK si dhe përkrahjen konkrete qe ka pasur ATK me ekspert Gjerman per zhvillimin e kësaj reforme me interes ne zhvillimet e përgjithshme te ATK-se.

 

Pas takimeve zyrtare, delegacioni është shoqëruar ne qytetin e Prizrenit, tek Lidhja e Prizrenit dhe vizite monumenteve tjera kulturore dhe historike.

 

 

Me qellim te promovimit te vlerave kulturore dhe historike si dhe traditës ne kultivimin e vreshtave dhe prodhimin e verës është realizuar një vizitë ne podrumin e verës ne Rahovec, një pritje e ngrohtë dhe me shume dashamirësi nga stafi i kësaj fabrike.

 

Ditën e trete, delegacioni Gjerman është pritur nga zv/Ministri i Financave z. Fatmir Gashi, i cili e njoftoi per zhvillimet e përgjithshme, ne mënyrë te veçantë per procesin e reformave ne legjislacionin tatimor. Gjithashtu shprehu falënderimet per përkrahjen e vazhdueshme te shtetit Gjerman qe ka dhënë Kosovës ne te gjitha fazat e deritashme. Z. Rossmeisl shprehu gatishmërinë per te përkrahur edhe me tutje Kosovën ne përgjithësi si dhe ATK-ne ne veçanti.

Duke pas parasysh mbështetjen e organizatës gjermane GIZ, në themelimin e Zyrës për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative – ZGjoNA, administrata tatimore në bashkëpunim me GIZ ka organizuar punëtorinë  lidhur me zgjerimin e funksionit të ZGjoNA-së. Kjo punëtori është organizuar ë ditën e fundit të vizitës së delegacionit gjerman.

 

 

Gjatë kësaj punëtorie, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së z. Sakip Imeri, tha se ne kemi marrë një model gjerman në lidhje me themelimin e kësaj zyre dhe kemi përfunduar fazën e parë, por për të kompletuar modelin kërkohet edhe angazhimi i institucioneve tjera që kjo të realizohet, për realizimin e fazës së dytë të projektit. Për këtë duke iu falënderuar GIZ-it jemi mbledhur sot të hedhim hapin tonë të parë të përbashkët në ngritjen e mekanizmave më efikas në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta në të mirë e vendit dhe qytetarëve.

Përfaqsuesja e GIZ, tha se bashkëpunimi me Administratën Tatimore që nga fillimi ka qenë mjaft i mirë dhe frytdhënës në secilin projekt, në veçanti për projektin ZGjoNA.

Kjo zyre mbulon dispozitat ligjore që lidhen me gjobat dhe ndëshkimet për shkeljet, parregullsitë dhe kundërvajtjet në fushën e tatimeve duke siguruar njëtrajtshmëri, saktësi dhe shpejtësi në  shqyrtim e rasteve në drejtim të përmbushjes vullnetare. Tani kemi ardhur në fazën kur kjo zyre do të përfshijë edhe veprat penale në fushën e tatimeve, e cila është në proces të ndryshimit të akteve përkatëse ligjore. Lidhur me këtë, në zgjerimin e fushëveprimit të kësaj zyre, si institucione me të cilat Administrata Tatimore ka bashkëpunim në fushën e hetimit tatimor, janë Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe institucione tjera relevante, të cilat gjithashtu ishin pjesë e kësaj punëtorie.

 

 

z.Nevahi Rexhepi nga ATK bëri prezantimin e gjendjes aktuale, të fazës së parë të projektit duke prezantuar para të pranishmëve qëllimin dhe strukturën e ZGjoNA-s në ATK.

Më pas eksperti nga gjermania. Z. Karlheinz Schmid, bëri prezantimin se si funksion ZGjoNA, e që në Gjermani quhet BuStra, duke paraqitur strukturën, rolin, kompetencat dhe bashkëpunimin e fuqishëm që ky funksion ka me institucionet tjera si hetimet, prokuroria dhe gjykatat.

Policia e Kosovës shprehu falënderimin për ATK-në, rreth bashkëpunimit të deritanishëm pasi që ky në këtë mënyrë po lehtëson punën e Departamentit për Krime Ekonomike.

Drejtori Sakip Imeri falënderoi pjesëmarrësit për prezencën dhe tha se shpresoj që ky të jetë vetëm takimi i parë i takimeve të mëvonshme për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër evazionit tatimor dhe dukurive negative në fushën e tatimeve. Jam i bindur se vetëm punët e përbashkëta japin rezultate më të mëdha dhe afatgjata.

Gjithashtu gjatë javës së bashkëpunimit Gjermano Kosovar, janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera nga ekspertja znj. Christine Neumann, që ndërlidhen me funksionalizimin e veglës së realizimit të kontrolleve elektronike dhe me çështje specifike të legjislacionit tatimor. Në mesin e aktiviteteve të realizuara gjatë kësaj jave, vlen të theksohet edhe punëtoria e organizuar për diskutimin e çështjeve të avancuara që ndërlidhen me Ligjin e TVSh dhe praktikat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të TVSh dhe punëtoria e organizuar për zhvillimin e një rasti biznesor që përmban të gjitha elementet të trajtimit tatimor.

Njomza Alaj