(sq)

Zyrtarët nga ATK janë trajnuar në përgatitjen e strategjisë, teknikat e hetimit,  trajtimin e rasteve të ndërlikuara, trajtimin e industrive të caktuaraattachment (1) dhe ndërlidhjen e aktiviteteve kur shmangia është prezente.

Ky trajnim do t’i paraprijë hartimit të një strategjie më efikase nga ATK, për vlerësimin e rrezikut dhe menaxhimin e tij,  duke bërë të mundur trajtimin e rreziqeve që lidhen me veprimtari të caktuara, me shmangiet e ndryshme tatimore,  faturat fiktive,  rreziqet nga nëndeklarimi, kreditimi i vazhdueshëm etj, me qëllim të uljes së shmangies tatimore.

Zyrtarët e ATK-së janë ndarë mjaft të kënaqur me trajnimin  dhe kanë përfituar njohuri të reja  për t’i trajtuar këto rreziqe. Gjithashtu, tani e tutje do kenë në dispozicion vegla të ndryshme për marrje informatash dhe trajtim të rreziqeve duke zbatuar praktikat më të mira  dhe trajtim të barabartë të tatimpaguesve.

Edhe ky aktivitet është cilësuar nga institucionet ndërkombëtare si FMN etj,  si një e arritur  për ATK-në dhe Kosovën në përgjithësi, pasi tani e tutje  problemi i shmangies tatimore do të trajtohet nga grup ekspertësh.

 Administrata Tatimore e Kosovës