Pyetje të Shpeshta
Modifikuar më tetor 12, 2010
Ask a Question
Use the form below to ask a question
A janë të obliguara OJQ-t të deklarojnë dhe paguajnë tatim?
Po janë obligues për Tatim në Burim, Kontribute Pensionale sipas Ligjit Nr. 03/L-161 neni 9.1, po ashtu janë obligues për Tatimin në Korporata sipas ligjit 03/L-162 Neni 33, si dhe janë obliguar për të deklaruar dhe dorëzuar pasqyrat financiare vjetore edhe sipas ligjeve të mëhershme siç janë: Ligji Nr. 03/L-113 neni 1 i Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/30 Udhëzimi administrativ Nr. 01/2005 Neni 13.14. Kurse sa i përket TVSh – së, nëse OJQ-të qoftë me apo pa status të përfitimit publik konsiderohen të jenë persona të tatueshëm nëse zhvillojnë ndonjë aktivitet ekonomik në mënyrë të rregullt apo jo të rregullt pavarësisht nga rezultati i atij aktiviteti. Neni 4 i Ligjit 03/L – 146 për TVSH. Në këtë rast nga ta kërkohet që të regjistrohen për TVSH, të deklarojnë TVSH-në, të mbledhin TVSH nga konsumatorët e tyre si dhe të kenë të drejtën e kreditimit të TVSH-së.
Nëse biznesi pushon veprimtarinë e tij përkohësisht, në çfarë mënyre duhet të njoftohet ATK-ja?
Përkundër pushimit të biznesit për një kohë të shkurtër, tatimpaguesi duhet të vazhdojë të bëjë deklarimin dhe atë me zero. Ai nuk ka ndonjë angazhim tjetër shtesë.
A pranohet tatimi në pronë si shpenzim i zbritshëm për Tatimin në të Ardhura të Korporatave?
Nëse tatimi në pronë është i paguar në emër të subjektit (biznesit afarist) dhe nëse prona përdoret për afarizëm atëherë pranohet si shpenzim i zbritshëm për Tatimin në Fitim dhe për Tatimin në të Ardhura të Korporatave
TVSH –ja e zbritshme nga cila datë pranohet , prej datës së regjistrimit në TVSH apo nga fillimi i muajit?
Për biznese që janë në vazhdimësi të aktivitetit biznesor dhe arrin pragun për regjistrim në TVSH, TVSH-në e zbritshme mund të kalkulojnë për të gjitha mallrat që gjenden në listën e stokut një ditë para ditës së regjistrimit e tutje, me kusht që mallrat që gjenden në stok të jenë të ngarkuara me TVSH në fatura apo dokumente unike doganore. L. 146 neni 42.
Nuk kam mundësi që të marr deklaratat tatimore në bankë. Si mund t’i marrë deklaratat tatimore?
Me qëllim të përpunimit të deklaratave tatimore dhe për t’i ndihmuar tatimpaguesit të shmangin gabimet në përgatitjen e deklaratave tatimore, formularët e zbrazët tatimore më nuk janë në dispozicion nëpër banka. Deklaratat tatimore mund të shkarkohen VETËM nga faqja e internetit të ATK-së, www.atk-ks.org. Me qëllim të shkarkimit të deklaratës që ju duhet, ju duhet të keni një numër fiskal. Po ashtu do të ju duhet të identifikoni formularin specifik dhe periudhën tatimore që doni të shkarkoni. Nuk duhet të shkarkoni më shumë se një formular për ndonjë periudhë tatimore meqë do të ju shkaktojë probleme më vonë kur të synoni të përpunoni deklaratën tuaj tatimore. Për udhëzime specifike në shkarkimin e deklaratave tuaja tatimore, ju lutemi klikoni këtu që të shihni videon e udhëzimeve .
Jam pronarë i dy bizneseve individuale, me sa Numra Fiskal duhet të pajisem dhe si duhet të paguhet tatimi? Sa deklarata duhet t’i dorëzoj?
Ju si pronarë i dy bizneseve individuale duhet të pajiseni vetëm me një Numër Fiskal, duhet ta dorzoni vetëm një deklaratë tatimore për një periudhë. Qarkullimi i dy bizneseve prezantohet në një deklaratë tatimore dhe paguhet tatimi.
Jam pronar i një biznesi të madh individual, jam i regjistruar në TVSH si dhe pronar i një biznesi të vogël hotelier që kam qarkullim vjetor rreth 20.000 deri 24.000 Euros, d.m.th nuk jam në TVSH. A jam i obliguar të paguaj TVSH edhe për biznesin hotelier?
Ju jeni të obliguar të paguani TVSH edhe për biznesin hotelier sepse qarkullimi i dy bizneseve individuale deklarohet vetëm me një deklaratë.
Jam pronar i një biznesi të madh individual, jam i regjistruar në TVSH si dhe pronar i një biznesi të vogël hotelier që kam qarkullim vjetor rreth 20.000 deri 24.000 Euros, d.m.th nuk jam në TVSH. A jam i obliguar të paguaj TVSH edhe për biznesin hotelier?
Ju jeni të obliguar të paguani TVSH edhe për biznesin hotelier sepse qarkullimi i dy bizneseve individuale deklarohet vetëm me një deklaratë.
Jam pronar i një hoteli. A mund të lidhen dy printerë në një kompjuter? Pra njëri printer fiskal e tjetri jo fiskal. Pasi që printeri fiskal nuk mundëson printimin e tri kopjeve, ku kjo është e domosdoshme tek subjektet hoteliere, pasiqë njëri kupon nevojitet për klient, tjetri për kuzhinier dhe tjetri për kamarier.
Nuk është e mundur që të lidhen dy printerë në një kompjuter pra duhet të lidhet vetëm printeri fiskal, dhe lidhja e çdo printeri tjetër jo fiskal ndëshkohet sipas Ligjeve të ATK-së.
Pasiqë të lëshojmë kuponin fiskal a jemi të detyruar që të lëshojmë faturë tatimore?
Nëse blerësi i juaj në këtë rast është ndonjë biznes tjetër apo ndonjë person fizik që për arsye të ndryshme mund të kërkoj edhe faturë tatimore, atëherë nga ju kërkohet që të përgatitni faturën tatimore bazuar në informatat e kuponit fiskal dhe kuponi fiskal duhet t’i bashkëngjitet kësaj fature.
Pse subjektet që nuk kanë transaksione çdo ditë, obligohen për nxjerrjen e Z-raportit kur ndoshta kanë një apo dy herë në javë transaksione me para kesh?
Z-raporti është një raport përmbyllës ditori i cili shpreh qarkullimin real ditor andaj ne nuk dimë ke apo s’ke qarkullim ditor apo në cilën shumë ke bërë transaksione, kështu që vetëm prezantimi i Z- raportit na argumenton qarkullimin tuaj të prezantuar me PEF.
Sa duhet paguar tatim në paga për pagën prej 370 Euro?
Normat e reja të Tatimit në Paga, janë si në vijim :
0 deri 80=0%
80 deri 250=4%
250deri 450=8% dhe mbi
450=10%
Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:
Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.
370x5%=18.50€ Kontributi i punëdhënësit
370x5%=18.50€ Kontributi i punëtorit
Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€
0-80=80€ x 0%=0€
80-250€=170€x4%=6.8€
250-351.50€=101.50€x8%=8.12€
Totali i tatimit është 14.92€
Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.
Unë vullnetarisht jam regjistruar në TVSh. Kur mund të filloj të kërkoj kreditimet për TVSh-në e zbritshme?
Çdo person i cili kërkohet të regjistrohet për TVSh, apo i cili vullnetarisht është regjistruar në TVSh, duhet të dorëzojë një deklaratë të TVSh-së për periudhën tatimore në të cilën ai/ajo kërkohet të regjistrohet në TVSh apo vullnetarisht regjistrohet në TVSh. Në atë deklaratë të TVSh-së, personi i tatueshëm ka të drejtë të zbresë TVSh-në e zbritshme në mallrat në të cilat është paguar TVSh e që janë në stok në ditën para se të bëhet një person i tatueshëm, si dhe të gjitha mallrat në të cilat TVSh është paguar gjatë atij muaji të cilat janë blerë apo janë importuar pas regjistrimit.
Në një vizitë ne njeren nga njësit tona , inspektori i ATK-së , i ka kërkuar puntores NDRIMIN E ÇERTIFIKATES SE TVSH-së , a mund te informohemi me saksisht , dhe proceduren , gjithashtu edhe per ÇERTIFIKATEN E IMPORTIT , pershendetje gjithë te mirat
I nderuar,
- Siç është kërkuar nga ana e juaj, ju konfirmojmë se ATK që nga data 01/10/2010, ka filluar të pranoj kërkesat për Certifikata për Regjistrim në TVSh, konform Ligjit nr. 03/L-146 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ju sugjerojmë të shkoni në Zyrën për Shërbim të Tatimpaguesve që i përket biznesi me qellim që ju të Informoni rreth ndërrimit të certifikatave të TVSh-së ju.
- Me Certifikatë për Import dhe Eksport, është i obliguar të pajisen çdo person i cili përfshihet në aktivitete ekonomike, siç është e rregulluar në paragrafin 1 të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-146, dhe i cili nuk është I regjistruar në TVSh. Kjo çështje është e rregulluar edhe më nenin 7 të Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010 Për Zbatimin e Ligjit të TVSh-së Nr. 03/L-146. Pra, bizneset të cilat nuk janë të regjistruara në TVSh dhe dëshirojnë të merren më importet ose eksporte dhe qarkullimi I tyre është nën 50,000€, janë të obliguara të pajisen më këtë lloj të certifikatës.
Me respekt,
Administrata Tatimore e Kosovës
Si mund ta baj ndrimin e Qertifikates se TVSH-se. A mund te informohem ma saktesisht. Ju pershendes
Për të bërë ndërrimin e certifikatave të TVSh-së ju duhet shkoni në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve që i përkitni, ku atje do të informoheni për këtë proces.
ATK87/2010
Cfare duhet te beje per te ndryshuar emrin e firmes?
Për të ndryshuar emrin e Biznesit(firmes) ju duhet të drejtoheni në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve, dhe pastaj pasi t’i bëni ndryshimet atje duhet të shkoni në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve të cilit i përket biznesi i juaj ku do të prezantoni ndryshimet e ndodhura.
ATK89/2010
Qertifikata export/import a nxirret ne atk apo ne dogane ,nese nuk gaboj kjo qertifikat u nxirrke ne dogane pershendetje.
Në nenin 5 të Ligjit Nr. 03/L-146 Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, është paraparë lëshimi i certifikatave për import dhe eksport për çdo personi i cili donë të përfshihet në aktivitet e ekonomike (import dhe eksport) dhe nuk është i regjistruar si person i tatueshëm për TVSh është i obliguar të pajiset më certifikatë importi dhe eksporti.
Procedura për tu pajisur dhe kushtet që kërkohen për tu pajisur më certifikatë importi dhe eksporti janë të parapara më nenin 7 të Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2010 Për Zbatimin e Ligjit të TVSh-së.
Nëse ju doni të merrni më importe ose eksporte jeni të obliguar të merrni certifikatën për import dhe eksport në ATK, ndërsa sa i përket çështjes në raport më doganat e Kosovës ju sugjerojmë që t’i kontaktoni zyrtaret e doganave ku do të informohen më saktësisht.
ATK96/2010
Sipas njoftimit te shpallur ne media , lidhur me aplikimin e Numrit Fiskal pas 1 Tetorit dhe bashkimin e deklaratave tatimore nese jemi pronar i dy a ma shum bizneseve me te njejtin Numer Fiskal.Ju lutemi per sqarime si vijon:-Si te veprohet me Deklaratat Tatimore qe kan te bajn me te Ardhurat personale te cilat mbahen ne burim dhe knotributet qe mbahen ne burim nga Bizneset?-Deklaratat per TVSH a duhet te bashkohen per cdo muaj ?-Deklaratat Tatimore per cdo tremujor si te veproim me keto, a duhet edhe keto te bashkohen?Ju lutem qe te na jepni sqarime detale, qe mos te kemi ne te ardhmen pasoja nga kontrollat e mundeshme nga ATK.Faleminderit per mirkuptim,Agim Jusufi?
Në paragrafin 5 të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr. 07/2009 Për Regjistrim, Çregjistrim dhe Pajisjen më Numër Fiskla, është përcaktuar çështja e deklarimit të detyrimeve tatimore të rastet kur një individ ka më shumë se një biznes, citojmë:
Pavarësisht numrit të shoqërive tregtare që një individ ka regjistruar në ARB,ai do të pajiset vetëm më një “numër fiskal”. Të ardhurat e krijuara nga disa biznese të një individi, do të tatohen si të ardhura të vetme të tij, si për TVSh dhe për Tatim në të Ardhura Personale. Shoqëria Tregtare Individuale do të pajiset me numër fiskal vetëm kur individi (pronari) të ia paraqesë ATK-së numrin identifikues personale. Çdo individ i cili ka krijuar një shoqëri të re tregtare dhe i cili ka numër fiskla të lëshuar nga ATK, detyrohet të njoftojë ATK-në për sheqerin tregtare të regjistruar.
Të këto raste deklarimi i tatimeve për të gjitha bizneset duhet të grumbullohet dhe të deklarohet vetëm një deklaratë tatimore më një numër fiskal, si për TAP po ashtu edhe TVSh.
Edhe mbajtja e tatimit në burim si dhe kontributet pensionale duhet të paguhen vetëm më një deklaratë tatimore për të dy bizneset .
ATK98/2010

