I/e nderuar,
Përmes kësaj faqeje mund të parashtroni vetëm pyetje/kërkesë profesionale, ndërsa për të parashtruar pyetje/kërkesë teknike, si: deklarim, pagesë, rregullim të gjendjes, e-mail adresës, fjalëkalimit, etj., ju lutemi drejtohuni përmes adresës edi@atk-ks.org
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shtro pyetje

Përdor formën më poshtë për të shtruar pyetjen


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Shkruani email adresën tuaj

captcha

Ju lutem shkruaj kodin e mësipërm

 

Prej 11 - 15 of 27123456

Sa duhet paguar tatim në paga për pagën prej 370 Euro?

Normat e reja të Tatimit në Paga, janë si në vijim :

0 deri 80=0%

80 deri 250=4%

250deri 450=8% dhe mbi

450=10%

Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:

Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.

370×5%=18.50€ Kontributi i punëdhënësit

370×5%=18.50€ Kontributi i punëtorit

Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€

0-80=80€ x 0%=0€

80-250€=170€x4%=6.8€

250-351.50€=101.50€x8%=8.12€

Totali i tatimit është 14.92€

Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.

Unë vullnetarisht jam regjistruar në TVSh. Kur mund të filloj të kërkoj kreditimet për TVSh-në e zbritshme?

Çdo person i cili kërkohet të regjistrohet për TVSh, apo i cili vullnetarisht është regjistruar në TVSh, duhet të dorëzojë një deklaratë të TVSh-së për periudhën tatimore në të cilën ai/ajo kërkohet të regjistrohet në TVSh apo vullnetarisht regjistrohet në TVSh. Në atë deklaratë të TVSh-së, personi i tatueshëm ka të drejtë të zbresë TVSh-në e zbritshme në mallrat në të cilat është paguar TVSh e që janë në stok në ditën para se të bëhet një person i tatueshëm, si dhe të gjitha mallrat në të cilat TVSh është paguar gjatë atij muaji të cilat janë blerë apo janë importuar pas regjistrimit.

Në një vizitë ne njeren nga njësit tona , inspektori i ATK-së , i ka kërkuar puntores NDRIMIN E ÇERTIFIKATES SE TVSH-së , a mund te informohemi me saksisht , dhe proceduren , gjithashtu edhe per ÇERTIFIKATEN E IMPORTIT , pershendetje gjithë te mirat

I nderuar,

  1. Siç është kërkuar nga ana e juaj, ju konfirmojmë se ATK që nga data 01/10/2010, ka filluar të pranoj kërkesat për Certifikata për Regjistrim në TVSh, konform Ligjit nr. 03/L-146 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ju sugjerojmë të shkoni në Zyrën për Shërbim të Tatimpaguesve që i përket biznesi me qellim që ju të Informoni rreth ndërrimit të certifikatave të TVSh-së ju.
  2. Me Certifikatë për Import dhe Eksport, është i obliguar të pajisen çdo person i cili përfshihet në aktivitete ekonomike, siç është e rregulluar në paragrafin 1 të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-146, dhe i cili nuk është I regjistruar në TVSh. Kjo çështje është e rregulluar edhe më nenin 7 të Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010 Për Zbatimin e Ligjit të TVSh-së Nr. 03/L-146. Pra, bizneset të cilat nuk janë të regjistruara në TVSh dhe dëshirojnë të merren më importet ose eksporte dhe qarkullimi I tyre është nën 50,000€, janë të obliguara të pajisen më këtë lloj të certifikatës.

Me respekt,

Administrata Tatimore e Kosovës

Si mund ta baj ndrimin e Qertifikates se TVSH-se. A mund te informohem ma saktesisht. Ju pershendes

Për të bërë ndërrimin e certifikatave të TVSh-së ju duhet shkoni në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve që i përkitni, ku atje do të informoheni për këtë proces.

ATK87/2010

Cfare duhet te beje per te ndryshuar emrin e firmes?

Për të ndryshuar emrin e Biznesit(firmes) ju duhet të drejtoheni në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve, dhe pastaj pasi t’i bëni ndryshimet atje duhet të shkoni në Zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve të cilit i përket biznesi i juaj ku do të prezantoni ndryshimet e ndodhura.
ATK89/2010

Prej 11 - 15 of 27123456