Raport nga Administrata Tatimore e Kosovës

Publikuar më November 11, 2015 14:11

vector_210-252_41-512Që nga hyrja në fuqi e Pakos së re fiskale konkretisht ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar Nr. 05/L-37, në mesin e risive ligjore janë edhe lirimet nga TVSH-ja në importim të mallrave, të cilat ndikojnë pozitivisht në aktivitetet ekonomike të tatimpaguesve. Deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji, të gjithë importuesit (përveç rasteve specifike) është dashur të paguajnë TVSH-në në importim të mallrave.  Tani me ndryshimet ligjore të TVSH-së janë bërë avansime sa i përket importimit për një kategori të caktuar biznesore, të cilët janë të liruar nga pagesa e TVSH-në në importim. Pikërisht këto ndryshime ligjore janë mirëpritur nga tatimpaguesit, sepse ndikojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe atyre tregtare.

Këto risi lidhen me kategorinë e prodhuesve në importimin e lëndës së parë dhe atë tregtare për pajisjet e reja të teknologjisë informative, respektivisht, nenit 29 “Lirimet në importim”,paragrafit, 1 citat:

1.Nga TVSH-ja duhet të lirohen si në vijim:

1.11. lënda e parë që shfrytëzohet për procesin e prodhimit;

1.12. pajisjet e teknologjisë së informacionit;

Me qëllim të informimit dhe të transparencës me tatimpaguesit Administrata Tatimore e Kosovës ju ofron raportin e Komisionit për shqyrtimin e kërkesave të tatimpaguesve për lirimet nga TVSH-ja në importim sipas bazës ligjore të lartëpërmendur.

Tab. Raport nga 1 Shtator deri më 11 Nëntor

tblR1

Administrata Tatimore e Kosovës do t’ju informoj në vazhdimësi në mënyrë periodike për raportin e shqyrtimit të aplikacioneve për lirimet nga TVSH-ja për import të mallrave, sipas bazës ligjore të lartëpërmendur.