REAGIM

Administrata Tatimore e Kosovës e ka parë të arsyeshme të reagoj ndaj storjes së transmetuar mbrëmë me 17.03.2019 në Klan Kosova nga gazetarja Merita Neziri. Në storjen e transmetuar thuhet se Administrata Tatimore e Kosovë ka hapur tender për sistemin e ri të fiskalizimit të bizneseve, për të cilin ATK e sheh shumë të nevojshme që t’ju sqaroj tatimpaguesve se nuk është hapur asnjë tender për të cilin televizioni Klan Kosova- konkretisht gazetarja pretendon.

Informojmë mediat dhe  tatimpaguesit se projekti në fjalë ka qenë i planifikuar qysh në vitin 2017, mirëpo për të njëjti deri më tani asnjëherë nuk është hapur ndonjë tender,  mirëpo vetëm ka publikuar projektet e planifikuara për vitin 2019, meqë në bazë të ligjit dhe rregullave të Prokurimit Publik duhet të përgatitet njoftimet paraprake për tu  publikuar në platformën e-prokurimi –  https://e-prokurimi.rks-gov.net/ pasi që projekti  në fjalë kalon vlerën mbi 500,000.00 euro.

ATK çdoherë para se të inicioj projekte të cilat ndërlidhen me tatimpaguesit, paraprakisht fton në diskutime përfaqësuesit e komunitetit të bizneseve, në mënyrë që tatimpaguesit të njoftohen me zhvillimet, por edhe të merren sugjerimet e tyre.

Kërkojmë nga mediat në këtë rast nga Klan Kosova që të jetë korrekte në transmetimin e deklaratave të zyrtarëve të ATK-së, pasi që mënyra se si është transmetuar storja e mbrëmshme ka qenë shtrembërim i informacioneve zyrtare.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0-HFWOMf1q4

Njomza Alaj