Reagim ndaj gazetës Insajderi

Administrata Tatimore e Kosovës për hir të sqarimit të opinionit publik, e sheh të arsyeshme të reagoj ndaj shkrimit të gazetës Insajderi të publikuar dje me datë 19 Shkurt 2020, me titull “Skandal në ATK – kompania që kishte transaksione fiktive fitoi tenderin 10 milionësh” https://insajderi.com/hulumtime/skandal-ne-atk-kompania-qe-kishte-transaksione-fiktive-fitoi-tenderin-10-milionesh/.

Përmes këtij reagimi njoftojmë opinionin publik se sa i përket aktivitetit të prokurimit “Modernizimi i Sistemit të Teknologjisë Informative” sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së, nr. brendshëm të prokurimit 1160017012214, nr. e-prokurimi 11600174011214”, nga Autoriteti Kontraktues është zhvilluar konform Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregullave të Prokurimit Publik, dhe publikimi i lajmit nga gazetën Insajderi ku thuhet se : “ E gjithë procedura e tenderit ishte e dyshimtë”, nuk paraqet drejt informatën e publikuar në opinionin publik.

Procedura në fjalë është vërtetuar edhe nga Organi Shqyrtues i Prokurimit në vendimin PSH. Nr. 695/19 të datës 20 Nëntor 2019, ku është vërtetuar vendimi i Autoritetit Kontraktues për aktivitetin e prokurimit të lartshënuar, dhe në faqen nr. 12 të vendimit, në pjesën e fundit të vendimit thuhet “Paneli Shqyrtues vije në përfundim se AK i ka respektuar në tërësi të gjitha dispozitat e LPP-së”.

Me vendimin PSH. Nr. 695/19 të datës 20 Nëntor 2019 dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të prokurimit, gazetari Eros Klaiqi nga gazeta Insajderi, sipas kërkesës së tij është njoftuar përmes e-mailin me datë 21 Nëntor 2019 (përgjigjet në fjalë i gjeni të bashkangjitura). Po ashtu, nuk është i saktë fakti ku thuhet se kompania N.T.P “PBC Kosova” është shpërblyer me kontratë, dhe kompania N.T.P “PBC Kosova” nuk ka të bëjë me aktivitetin e prokurimit në fjalë, dhe nuk është anëtar i konzorciumit.

Autoriteti kontraktues për aktivitetin e prokurimit “Modernizimi i Sistemit të Teknologjisë Informative” sipas kërkesave dhe nevojave të AK-së, numër brendshëm të prokurimit 1160017012214, numrin e-prokurimi 11600174011214”, e njofton opinionin publik se aktiviteti është zhvilluar duke respektuar dispozitat ligjore të Ligjit të Prokurimit Publik dhe Rregullave të Prokurimit Publik.

Si rezultat i këtij lajmi, i cili nuk përmban informacione të vërteta, ATK-së në masë të madhe mund t’i dëmtohet reputacioni, andaj përveç reagimit publik, ATK do të shqyrtoj mundësin që të ushtroj padi në gjykatën kompetente ndaj gazetës Insajderi, për keq-informim të opinionit publik lidhur me aktivitetin në fjalë.