Sakip Imeri – Biografia

Modifikuar më maj 17, 2017

Të dhënat personale (CV):

Sakip (Murtez) IMERI, lindur me 9 Gusht 1965 në fshatin Brod –Shtërpcë,

e-mail adresa: sakip.imeri@atk-ks.org dhe sakipimeri@gmail.com;

Edukimi dhe kualifikimet profesionale:

1.Master, Kontabilitet dhe Auditim; ASAU – Prishtinë (Dhjetor 2008);
2.Auditor, SHKÇAK – Prishtinë, Dhjetor 2008;
3.Kontabilist i Certifikuar: SHKÇAK – Prishtinë, Tetor 2004;
4.Ekonomist i diplomuar: Fakulteti Ekonomik – Prishtinë, Tetor 1988;

Përvoja e punës:

-Drejtor i Përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës, Janar 2016;
-Drejtor, Shërbimi dhe Edukimi i Tatimpaguesve, Mars 2012 – Janar 2016,
-Zv/ Drejtor i Përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës – Departamenti i Përmbushjes, Qershor 2005 – Shkurt 2012;
-Inspektor Tatimor në ATK – Ferizaj (Tetor 2003 – Qershor 2005;
-Ligjërues i lendes “P4 – Ligjet dhe Tatimet ne Kosovë“ ne Shoqatën e Kontabilisteve te Certifikuar dhe Auditorëve te Kosovës (ShKÇAK) – Prishtinë, 2007–2015;
-Bashke Ligjërues ne UBT ne Lenden “Raportimi Financiar dhe SNK”, 2010 – 2017 dhe lenden “Hyrje ne Kontabilitetin Financiar”, 2013 – 2017;
-Profesor ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Prizrenit, ne Lëndën “Kontabiliteti i Tatimeve” ne vitin akademik 2012/2013.
-Kryetar i Këshillit Komunal te Financimit – Shtërpcë (1992 – 1999);
-Mësimdhënës në Gjimnazin „Kongresi i Manastirit“ në Firajë (1990 – 2003);

Angazhime te veçanta:

  • Hartimi i Planeve Strategjike te ATK-se, 2007-2010, 2010 – 2015, 2015-2020;
  • Strategjia e Përmbushjes 2010-2015,
  • Grupet per hartimin e Ligjeve Tatimore te Kosovës (Proceduarat, Tatimet);
  • Grupin teknik per Marrëveshjen per eliminimin e tatimit te dyfishtë, me këto shtete: Turqinë, Maqedoninë, Çekinë, Hungarinë, Shqipërinë dhe Anglinë;
  • Sekretariati i Qeverise se Kosovës për hartimin e Strategjisë per parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, 2007 – 2014;
  • Hartimi dhe mbikëqyrja e zbatimit te dokumentit “Strategjia kombëtare e Republikës së Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2014 – 2018”;
  • Grupi per hartimin e dokumentit “Kodi i etikes se bizneseve ne Kosovë”
  • Anëtar i Këshillit te ShKÇAK, 2014 – 2016;

Punimet e publikuara (profesionale):

  • “Kultura e te berit biznes dhe kërkesat ligjore”, revista “Ekonomia”, Prishtinë,
  • “Raportimi financiar, proces me përfitues te shumtë”, revista “Ekonomia”, Prishtinë
  • “Rrëshqitja drejt ekonomisë joformale”, revista “Ekonomia”, Prishtinë
  • “Edhe shpejt edhe mire, nuk ka”, revista “Ekonomia”, ne Prishtinë
  • Etika ne profesionin e kontabilistit”, gazeta “Bota sot”
  • Kërkesat e Ligjit te ri per TVSh”, portali elektronik “Telegrafi”,