Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal

Publikuar më February 1, 2016 11:17

Extended-deadline5Të nderuar qytetarë,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 05 Shkurt 2016.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ishte nga data 01 Janar 2016 deri më 31 Janar 2016.

Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Janar 2016 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Shkurt 2016 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së.

Plikot e mbyllura me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Tetor, Nëntor dhe Dhjetor, ATK do t’i pranoj deri më 05 Shkurt 2016, deri në ora 16:00.ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Janar 2016.

 Administrata Tatimore e Kosovës