Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal

Publikuar më July 31, 2015 14:20

Të nderuar qytetarë,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se shtyhet afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 07 Gusht 2015.

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë periudhës Prill, Maj, Qershor, ishte nga data 01 Korrik 2015 deri më 31 Korrik 2015.

Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Korrik 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Gusht 2015 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së.

Pra, plikot e mbyllura me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor, ATK do t’i pranoj deri më 07 Gusht 2015, deri në ora 16:00.

Administrata Tatimore e Kosovës