SQARIM PËR MEDIA

Bazuar në informacionet e publikuara në media, Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se Drejtori Regjional i ATK-së në Gjilan z.Alban Qerimi është në vendin e tij të punës, sipas përgjegjësive që ka.

Si institucion ende nuk kemi pranuar asnjë informacion zyrtare nga institucionet e zbatimit të ligjit, në momentin që do të jemi të njoftuar zyrtarisht do të ju informojmë në kohë.

ATK siguron opinionin publik se pas njoftimit zyrtar nga organet përkatëse, do të ndërmarr të gjitha veprimet në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Njomza Alaj