KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori Murtezaj është takuar sot me Kryetarin e AKB-së Agim Shahini

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka ftuar sot në takim  Drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së Ilir Murtezaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave të cilat janë në interes të bizneseve të vendit, por njëkohësisht u diskutuan edhe sfidat të cilat e vështirësojnë bërjen e biznesit në vend.

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së z.Murtezaj, tha se ne si institucion do të jemi çdoherë në mbrojtje të bizneseve, duke u bazuar në Legjislacionin Tatimor në fuqi. Ai ndër tjera,  tha se e vlerësojmë lartë rolin e AKB-së në adresimin e kërkesave dhe shqetësimeve të tatimpaguesve, pasi që sipas tij komuniteti i bizneseve është promotor i zhvillimit ekonomik në vend.

E nga ana tjetër, kryetari Shahini, përgëzoj drejtorin Murtezaj për punën që është duke i bërë  në ngritjen e shërbimeve për tatimpaguesit, po ashtu ai shtoj se do të kemi bashkëpunim të mirë në adresimin e të gjitha çështjeve që lidhen me komunitetin e  bizneseve.