Letër falemnderimi për media

Të nderuar gazetarë e përfaqësues të mediave, duke pas parasysh situatën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalojmë si pasoj e pandemisë COVID 19, ATK këtë fundviti nuk ka mundur që t’ju takoj. Andaj, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti për raportimin e aktiviteteve të ATK-së në mënyrë tejet profesionale dhe në kohë, të cilat pa dyshim kanë reflektuar në rritjen dhe përmirësimin e besueshmërisë e integritetit të institucionit tonë, ju përcjell këtë letër falenderimi në emrin tim, menaxhmentit të lartë të ATK-së, si dhe gjithë stafit.

Si drejtues i këtij institucioni shumë të rëndësishëm të Republikës së Kosovës, ju sigurojmë që në vitin 2021 do të punojmë edhe më shumë në rritjen e mekanizmave të cilët sigurojnë transparencë dhe bashkëpunim edhe më të lartë, kjo sigurisht do të mundësohet falë Planit për Përmirësimin e Integritetit të ATK-së, i cili është finalizuar tash së fundi.

Njëherit, shprehim urimet më të mirat për ju dhe familjet tuaja për vitin që po vjen.

Gëzuar Viti i Ri 2021!

Ekrem Hysenaj Zëvendësues,

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Njomza Alaj