Njoftim

Të nderuara Institucione Financiare,

Në zbatim të Marrëveshjes FATCA në mes të Kosovës dhe Sh.B.A, ATK ka publikuar formën W-8BEN-E “Vërtetimi i statusit të Pronarit Përfitues për mbajtje të tatimit në burim dhe raportimit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Entitetet)” dhe udhëzuesin për plotësimin e kësaj forme, e cila është një dokument i rëndësishëm i cili u lejon kompanive të cilat veprojnë jashtë Sh.B.A të kërkojnë lirim tatimor për të ardhurat me burim nga Sh.B.A.

Kjo formë përdoret nga entitetet e huaja për të dëshmuar statusin për qëllime të kapitullit 3  dhe kapitullit 4 të Kodit Tatimor të IRS, të cilët ndërlidhen me tatimin e mbajtur në burim për personat e huaj dhe për Institucionet e Huaja Financiare.