Poštovani /a,
Putem ove stranice možete postavljati samo profesionalna pitanja / zahteve, dok za postavljanje tehničkih pitanja / zahteva kao što su: deklaracija, plaćanje, regulisanje stanja, e-mail adresa, lozinka itd.,molimo Vas da nas kontaktirate putem edi@atk-ks.org
Hvala Vam na razumevanju!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Pisati fiskalni/lični broj


Pisati region u kome pripadate!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 16 - 20 of 84123456789

Pasi që kompania jonë është një kompani e vogël dhe kryen shërbime mjekësore për mbrojtje nga rrezatimi dhe nuk ka të ardhura më shumë se 30,000 euro në vit, a duhet që si kompani të paguaj faturën me TVSH.

Në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, është përcaktuar tejkalimi i pragut prej 30.000€ brenda vitit si obligim për tu regjistruar në TVSH, citojmë:

1.Çdo person që i përmbush të gjitha kushtet e përkufizimit mbi personin e tatueshëm të referuar në nenin 4 të këtij ligji, kërkohet që të regjistrohet për TVSH, nëse brenda vitit kalendarik tejkalon qarkullimin prej tridhjetëmijë euro (30.000€). Vetëm pjesa e furnizimit e cila rezulton në tejkalimin e qarkullimit, do të merret parasysh për qëllime të TVSH-së.

Regjistrimin për TVSH duhet ta bëni brenda 15 ditëve prej kalimit të pragut, ashtu siç është përcaktuar në paragrafin 1 të nenit 7 të këtij ligji.

Në rast se qarkullimi i juaj brenda viti fiskal, nuk tejkalon pragun e përcaktuar si me lartë, nuk jeni të obliguar për tu regjistruar në TVSH. Me nenin 8 të këtij ligji, keni mundësi për t’u regjistruar në TVSH si vullnetar edhe pse qarkullimi i juaj mund të jetë më pak se 30,000€.  Sa i përket faturës së blerjes në rast se ato mallra janë të tatueshme me TVSH, atëherë pavarësisht qarkullimit tuaj faturimi do të jetë me TVSH varësisht prej normës tatimore të aplikuar për ato mallra.

Si duhet të deklarohet tatimi i mbajtur në burim për personin jo-rezident, i cili angazhohet për kryerjen e shërbimeve në Kosovë?

Në rast se personi jo rezident trajtohet i punësuar, atëherë punëdhënësi obligohet të mbaj tatimin në burim në paga, por nuk obligohet të paguaj kontributin pensional. Punëdhënësi obligohet të deklarojë dhe paguajë tatimin në paga dhe kontributet pensionale, në momentin e pagesës së pagave, varësisht prej asaj se a është përzgjedhur si punëdhënës primar apo sekondar.

Në rast se shërbimet kryhen fizikisht në Kosovë, nga një person jo-rezident, i cili nuk ka njësi të përhershme në Kosovë, atëherë në këto raste nga paguesi duhet të mbahet tatimi në burim në momentin e pagesës. Shkalla e tatimit është 5%.

Shënim:  Pavarësisht kërkesave të legjislacionit vendor për mbajtjen e tatimit në burim, nëse ekziston Marrëveshje për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë (METD) në mes të Kosovës dhe shtetit nga është personi jo-rezident, dhe ajo marrëveshje është në zbatim, përparësi ka METD.

Biznesi është regjistruar në qershor të vitit 2019. Pyetja është se cila është mundesia e tatuarjes në të ardhura reale në baza vullnetare, pasi që ka kaluar afati i rregullt i cili është deri më 1 mars për të dorëzuar kërkesën për tatuarje në të ardhura reale?

Sipas nenit 35, paragrafit 3 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar afati ligjor për zgjedhjen e biznesit për t’u tatuar në të ardhura reale, citojmë:

3. Tatimpaguesi, sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe ai i cili zgjedh të përgatisë librat dhe regjistrimet e identifikuara në paragrafin 5 të këtij neni, do të kërkohet të përgatisë librat dhe regjistrimet e tilla për periudhën tatimore në të cilën zgjedhja është bërë për së paku tri (3) periudha tatimore pasuese:

3.1. tatimpaguesi që dëshiron të zgjedhë opsionin e përshkruar në paragrafin 5 të këtij neni do të dorëzojë një formular për aplikim në ATK deri më 1 mars të periudhës tatimore në të cilin tatimpaguesi dëshiron të bëjë zgjedhjen dhe se zgjedhja është bërë;

3.2. për tatimpaguesin e ri, deklarata e parë tremujore e dorëzuar do të jetë informatë për ATK-në se zgjedhja sipas paragrafit 5 të këtij neni është bërë.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, biznesi i ri, pavarësisht datës së regjistrimit, me deklaratën e parë tremujore obliguese nga data e regjistrimit të biznesit, mund të bëj zgjedhjen për tatuarje në të ardhura reale në baza vullnetare, në të kundërtën e humb të drejtën për tatuarje në të ardhura reale për vitin fiskal aktual, përveç nëse qarkullimi i biznesit në atë vit fiskal kalon shumën prej 50.000€ .

Si të bëjë çregjistrimin e biznesit?

Bazuar në Neni 12 të Ligjit Nr. 03/L-222, si dhe neni 12 të Udhëzimit Administrativ  Nr. 15/2010,  citojmë;

‘Tatimpaguesit kanë të drejtë të kërkojnë të çregjistrohen vetëm pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore dhe pasi të kenë paraqitur bilancin e mbylljes’

Pra, bazuar në ligjin e lartcekur, nëse tatimpaguesi vendos të pushojë veprimtarinë, duhet të informoj ATK-ën me shkrim për vendimin që ka marre, së paku 60 ditë para planifikimit për pushimin e biznesit, pra, nëse ju nuk vazhdoni veprimtarin ekonomike dhe keni shlyer të gjitha obligimet tatimore ndaj ATK-së, do të pajiseni me Vërtetim Tatimor me arsyen “Çregjistrim të biznesit”. Vërtetimin Tatimor, brenda 10 ditëve duhet ta dërgoni në ARBK, ku edhe atje do të bëni çregjistrimin e biznesit. Në rast se nuk plotësoni kushtet e parapara me Ligj, ATK do t’ju njoftoj me shkrim se nuk i plotëson kushtet për çregjistrim të biznesit.

Kem bërë një import të mallrave për shitje nga jashtë, data e faturës është 28 qershor kurse në DUD-in Doganor data e atij importi të mallrave është 03.07.2019, tani si do ta regjistroj unë këtë faturë në aspektin e TVSH-së, a duhet të bazohem në faturë apo në DUD-in Doganor që i përket muajit tjetër.

Sipas nenit 36, paragrafit 1 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, është përcaktuar momenti se kur lind e drejta e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, citojmë:

1. E drejta për të zbritur TVSH-në e zbritshme duhet të lindë në kohën kur TVSH-ja bëhet e ngarkueshme. Personi i tatueshëm nuk mund të zbres TVSH-në e zbritshme para periudhës tatimore në të cilën ai i ka pranuar faturat për mallrat apo shërbimet e furnizuara për të ose në të cilën ai ka pranuar deklaratën e doganës për mallrat e importuara.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, për qëllime të TVSH-së, regjistrimi dhe e drejta e zbritjes së TVSH-së së zbritshme lind në periudhën tatimore kur keni pranuar DUD-in Doganor.

Displaying 16 - 20 of 84123456789