NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, publikon Librin “Legjislacioni Tatimor i Kosovës”

Publikuar më December 2, 2016 10:26

legjilacioni_tatimorAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në ueb-faqe është publikuar Libri “Legjislacioni tatimor i Kosovës”, botimi i III-të.

Administrata Tatimore ka obligim dhe detyrë të vendosur me Ligj, që të sigurojë zbatim të njëtrajtshëm të dispozitave ligjore, për të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të njëjtë për situata të njëjta.

Për këtë arsye, ATK ka botuar këtë vëllim të këtij libri në mënyrë që të njoftojë tatimpaguesin me legjislacionin e zbatueshëm tatimor, me të drejtat dhe obligimet që ka tatimpaguesi ndaj Administratës Tatimore, si dhe të drejtat dhe obligimet që ka Administrata Tatimore ndaj tatimpaguesit.

Për të bërë më të kuptueshëm të zbatuarit e Ligjit, në këtë vëllim të këtij libri është bërë ndërlidhja e Ligjeve me Udhëzimet Administrative për zbatimin e Ligjit, ku secili nen i Ligjit është i ndërlidhur me nenin përkatës të Udhëzimit Administrativ.

Libri “Legjislacioni tatimor i Kosovës”, botimi i III-të është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org.

 

 Administrata Tatimore e Kosovës