Takimi i zhvilluar mes ATK-së dhe Shoqatës së naftëtarëve

Publikuar më September 2, 2011 15:54

02 Shtator 2011, Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot takim me Shoqatën e ndërmarrjeve që merren me shitjen e derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, “SHQNDGL”, me të cliët është diskutuar rreth procesit të fiskalizimit të pikave shitëse të derivateve të naftës.

Gjatë këtij takimi është diskuatuar për bashkërëndimin e aktiviteteve të fiskalizimit të pompave në mes të Administratës Tatimore, Ministrisë së Tregëtisë dhe Industris, si dhe Operatorëve ekonomik në projektin e Arkave Fiskale.

Me ç’rast Operatorët e licencuar nga ATK-ja, kanë prezantuar ofertat e tyre në lidhje me aparaturat për fiskalizimin e pikave shitëse të derivateve të naftës, në kuadër të cilave janë prezantuar edhe format më të lehta të fiskalizimit.

Administrata Tatimore e Kosovës