Pse tatimet janë të rëndësishme?

Tatimet janë të domosdoshme që shoqëria të funksionojë. Ato paraqesin një përgjegjësi të përbashkët në mes të qytetarëve dhe qeverisë për ta garantuar një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës (tani më e rëndësishme se kurrë!).

Pa tatime, arsimi dhe udhëtimi juaj jetësor do të ishin një udhëtim me gunga. Tatimet sigurojnë resurse për t’ju lidhur me dhomat mësimore digjitale dhe fizike të cilësisë së lartë, dhe për ta ruajtur sigurinë dhe shëndetin tuaj. Nëse të gjithë jemi të përgjegjshëm, rrugëtimi juaj në jetë do të jetë shumë më i lehtë.

Kreativitet dixhital

Duam që JU ta vizualizoni se si tatimet mund të përdoren për ta përmirësuar të ardhmen tuaj!

Administrata Tatimore e Kosovës i ka lansuar dy garat e para digjitale për nxënësit e shkollave publike të arsimit fillor. Po kërkojmë video të shkurtra, animacione ose postera kreativ që theksojnë se si tatimet shkojnë në dobinë tuaj dhe të familjes suaj.

Si mendoni se pagesa e ndershme e tatimeve mund të përdoret për ta përmirësuar arsimin në komunën tuaj? Duam t’i shohim dhe t’i dëgjojmë idetë tuaja më kreative!

Ndaje kreativitetin tënd me Kosovën dhe na ndihmo të prosperojmë!

DORËZOJE PUNIMIN TËND SOT!

E gjithë Kosova do të votojë për punimin më të mirë!

Dorëzoje idenë tënde deri më 25 shtator dhe ajo do të futet në garë në Facebook dhe do të hidhet për votim më 28 shtator. Gjithkush mund të votojë! Do të shpallen finalistët dhe fituesi do ta merr një çmim për veten dhe për shkollën e vet! Prandaj, mos harroni ta merrni përkrahjen nga familjarët, miqtë, shokët e
klasës dhe mësimdhënësit!
Si do të vlerësohet ideja jote? Gjyqtarë do të jenë shokët e klasës, familja dhe komuniteti! Finalistët do të përcaktohen nga niveli i përkrahjes që nxënësit e marrin nga komuniteti juaj dhe më gjerë. Nuk ka sistem të poentimit; do të shpallen idetë me përkrahjen më të madhe dhe do të hidhen në votim të hapur.

A mund të marrësh pjesë?

A je në klasën 6,7,8 ose 9 dhe a je i regjistruar aktualisht në ndonjë shkollë publike? Atëherë duam që ta shohim idenë tënde më të mirë! Nxënësit nga 19 komuna do ta kenë të drejtën për pjesëmarrje në garën e parë dhe nxënësit nga komunat tjera do ta kenë të drejtën për pjesëmarrje në raundin e dytë gjatë dimërit.

Si ta dorëzoni punimin? Dërgoje idenë tënde kreative me email në edu.ta.ks@gmail.com ose në faqen e garës në Facebook:

https://www.facebook.com/pg/TaxCompetitionKS

SHËNIM: Informatat dhe pikëpamjet e paraqitura në punimet e nxënësve janë të autorit dhe nuk e pasqyrojnë doemos opinionin zyrtar të Administratës Tatimore të Kosovës, GIZ-it ose të Bankës Botërore.
Autorët janë përgjegjësit e vetëm për të drejtat e autorit të materialit artistik të përfshirë në video. Pas dorëzimit të videos, autorët bien dakord që t’ia lejojnë GIZ-it shpërndarjen e mëtejme të videos për qëllime promovuese dhe vetëdijesimi.

logo