Të arriturat e ATK për periudhën Janar – Korrik 2010

Publikuar më August 5, 2010 13:50

Te Arriturat e ATK-seNe konferencën për media, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, z. Behxhet Haliti, pasqyroi të hyrat për periudhën Janar – Korrik 2010, krahasimet me vitet paraprake, planin operativ, të hyrat sipas llojeve të tatimeve, legjislacionin tatimor, zbatimi i projektit te arkave fiskale, avancimi i sistemit të TI (SIGTAS), krijimi dhe konsolidimi i Njësisë për Hetime Tatimore, Aprovimi i Planit Strategjik 2010 – 2015, trendi për inkasimin e borxheve, aktivitetet e standardeve profesionale, si dhe objektivat dhe sfidat për vitin 2010, etj.

ATK për periudhën Janar – Korrik 2010 ka realizuar 131.03 mil €, shprehur në përqindje realizimi është 61% e planit të përgjithshëm vjetor përcaktuar nga Qeveria. 

Gjatë muajit Korrik 2010, ATK ka realizuar 28,8 mil. Euro, qe është një ngritje e konsiderueshme e te hyrave për 3.6 mil me shumë se plani apo shprehur ne përqindje ne raport me planin është 14 % me shume.
Të hyrat e kësaj periudhe te këtij viti janë më të mëdha për 14.82 milion Euro ose shprehur në përqindje 12.8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar (2009).

 Faktorët kyç të cilat kane ndikuar në rritjen e te hyrave janë si rezultat i:

– Shtimi i aktiviteteve ne teren,

– Komunikimi më i mirë me tatimpaguesit,

– Shtimi i bashkëpunimit me institucionet e tjera për zbatimin e ligjit, etj.

 Paralel me aktivitet për realizimin e planit gjatë kësaj periudhe është punuar me përkushtim në kompletimin e legjislacionit tatimor dhe akteve tjera mbështetëse. Për zbatimin sa me te mire te pakos se re legjislative janë miratuar Udhëzimet Administrative:

–         Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2010 date 30.07.2010 për zbatimin e Ligjit 03/L-162 për te Ardhurat Personale,

–         Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2010 date 30.07.2010 për zbatimin e Ligjit 03/L-161 për te Ardhurat e Korporatave,

–         Udhëzimi Administrativ Nr. 10/2010 date 30.07.2010 për zbatimin e Ligjit nr 03/L-146 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, si dhe:

–         Vendimi Shpjegues Publik Nr. 01 / 2010 për raportimin e blerjeve mbi 500 €, sipas te cilit obligohen tatimpaguesit qe te krijojnë raporte te sakta për te gjitha blerjet e tyre me vlere me te madhe se 500 € dhe te raportojnë njëherë ne vit ne ATK. Raporti i pare pritet te dorezohet me 31 mars 2011 per vitin 2010.

 Sa i përket projektit të arkave fiskale, deri më tani janë instaluar rreth 2000 regjistrues elektronik fiskal dhe procesi ka marrë rrugën e duhur dhe është duke hyrë në fazën e dytë me gjithëpërfshirëse.

 Administrata Tatimore e Kosovës, është duke realizuar zotimin e vet që ne çdo kohë dhe aktivitet ka si pikësynim qe të ndërtojmë një imazh pozitiv qe do te reflektohej tek tatimpaguesit dhe mbar populli I Kosovës, te respektojmë të drejtat e tatimpaguesve sipas kartës se tatimpagueseve dhe te sigurojmë implementimin dhe zbatimin e drejtë dhe të njëjtë te legjislacionit tatimor për te gjithë tatimpaguesit, të bëjmë zgjerimin e grumbullimit te të hyrave te një numër me i madh i tatimpaguesve.

 Një dëshmi për këtë na jep edhe krahasimi në vijim: gjatë vitit 2008 vetëm 50 bizneset (apo top 50 tatimpaguesit) që kanë paguar më së shumti tatim marrin pjesë me rreth 68% të të gjitha të hyrave për ATK, gjatë vitit 2009 marrin pjesë me rreth 52%, ndërsa tani në 2010, 50 top tatimpaguesit më të mëdhenj marrin pjesë me rreth 47 % të të gjitha pagesave për ATK.

 Nga Korriku i këtij viti kemi filluar me shkarkimin e plotë elektronik të të gjitha deklaratave tatimore vetëm nga Web faqja e ATK-së, e cila ka shume përparësi ne krahasim me deklaratat e shtypura me herët. Vetëm gjatë muajit korrik nga kjo formë janë nxjerr 61716 deklarata të të gjitha llojeve.

 Administrata Tatimore e Kosovës, me aktivitetet e veta është duke zgjeruar bazën tatimore te një numër me I madh i tatimpaguesve dhe është në funksion të trendit te rritjes se këtij numri te bizneseve, për realizimin e misionit të saj për trajtim të barabartë të të gjithë tatimpaguesve.

 Nga 01/Gusht 2010 kemi ne funksion Instalimin i linjës telefonike online, 0800/501-501 pa pagesë për qytetarët,tatimpaguesit apo konsumatoret e ndryshëm.

 Sfidat për Administratën Tatimore e Kosovës

–         Realizimi i planit të të hyrave për vitin 2010;

–         Zbatimi i strategjisë së Përmbushjes dhe Teknologjisë Informative, sipas Planit Strategjik 2010-2015;

–         Realizimi i projektit të deklarimit elektronik;

–         Kushtet e punës (akomodimi) për Pr1; Pr2 dhe NJTM;

–         Implementimi i projektit të arkave fiskale;

Ri-ngritja dhe modernizimi i TI.