1. FAQ të reja të publikuara në pika të ndryshme të përputhshmërisë për institucionet e huaja financiare

Subjektet Sponsoruese me Periudha të certifikimit që mbarojnë më 31 dhjetor 2017

IRS-ja së fundmi ka botuar një FAQ sipas të cilave Subjektet Sponsoruese me periudhat të certifikimit që përfundojnë më 31 dhjetor 2017 mund të mbështeten në rregullat e parashikuara në njoftimin e rregullores së propozuar (REG-103477-14) të botuar më 6 janar 2017 në Regjistrin Federal (82 FR 1629).

Certifikimet e FATCA-s FAQ P20

Përditësimet e Regjistrimit në FATCA
IRS-ka u ka rikujtuar Institucioneve Financiare (“IF-ve”) se aplikacionet e paplota për regjistrim në FATCA nuk do të mbeten të papërpunuara për një kohë të pacaktuar. Në mënyrë të veçantë, llogaritë e tilla, do të etiketohen me statusin “Regjistrimi i refuzuar/refuzuar”.  IF-të në këtë status ende kanë qasje në bordet përkatëse për mesazhe, edhe pse nuk kanë ndonjë opsion tjetër në llogari. Sidoqoftë, ato mund të plotësojnë dhe të paraqesin një regjistrim të ri në FATCA.

Përditësimet e Regjistrimit FAQ P17

IRS-ja vazhdon t’u rikujtojë institucioneve financiare që t’i mbajnë informatat kontaktuese të përditësuara me Personin Kontaktues (“PK”) dhe Zyrtarin Përgjegjës (“ZP”)
Së fundmi, Institucionet Financiare (“IF-ve”) janë rikujtuar për nevojën e vazhdueshme për të siguruar që informatat kontaktuese me PK-në dhe ZP-në të përditësohen. Kjo për arsye se është mënyra kryesore përmes së cilës Shërbimi kontakton IF-të dhe pritet që ky kanal i komunikimit të mbahet aktiv përmes IF-ve duke siguruar që email-at dhe informatat kontaktuese janë gjithmonë korrekte.

Zyrtarët Përgjegjës dhe Pikat e Kontaktit FAQ P7

Këto informata janë dërguar nga IRS-i, të cilat mund t’i gjeni edhe në linkun:

Lajmi në faqen e IRS-it