Telegram ngushëllimi

E nderuara familja Salihu, më lejoni që në emrin tim, si dhe gjithë punonjësve të Administratës Tatimore të Kosovës, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj dhe ish kolegut tonë Durak Salihut.

Durak Salihu ishte një kolegë,  i cili nuk do të harrohet asnjëherë, nga asnjëri prej nesh si kolegë, por edhe nga tatimpaguesit, pasi që ai ishte pasqyra dhe kontakti i parë për të gjithë. Puna e tij dhe disiplina e krijuar është duke vazhduar edhe sot,  nga pasardhësit e tij në punë. Ai ishte sinonim i një punëtori të vyeshëm, kolegut të mirë, si dhe një njeriu zemërgjerë.

Ngushëllime të përzemërta për fëmijët e tij,  familjarët dhe miqtë!

Ilir Murtezaj

Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Njomza Alaj