U mbajt takim njëditor me udhëheqësit e Ekipeve të Kontrollit

Publikuar më April 26, 2017 08:51

Departamenti i Kontrollit Tatimor në bashkëpunim me  Departamentin e Zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve  ka mbajtur sot takim me udhëheqësit e Ekipeve të Kontrollit, udhëheqësit e Ekipeve të Zyrës së Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve, si dhe me Këshilltarët Tatimor të regjioneve.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i temave që kanë të bëjnë me dokumentet që janë hartuar gjatë vitit 2017, si MEMO, Vendime Shpjeguese Publike, Rregullorja brendshme e rimbursimit, raportet kualitetit, zhvlerësimi dhe amortizimi, kontratat afatgjata ne lëmine e ndërtimit etj.

Në këtë takim Drejtori i Përgjithshme i ATK, Sakip Imeri tha se do të vazhdojmë me implementimin e

Planit Strategjik të ATK-së 2015-2020, që na orienton për trajtimin e rreziqeve bazuar në segmentimin e tatimpaguesve deri në vitin 2020, krahas kësaj edhe ngritja e kapaciteteve në fushën e menaxhimit të rrezikut. Zbatimi i strategjisë për parandalimin dhe luftën kundër ekonomisë joformale. Po ashtu, do të vazhdojmë me aktivitete shtesë në gjithë-përfshirjen në procesit të fiskalizimit.

Ky takim mbahet në vazhdën e aktiviteteve operative, me qëllim të arritjes së objektivave të parapara me Planin e Trajtimit të Rreziqeve dhe Planit Operative për këtë vit.