Vendim i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Administratës Tatimore të Kosovës kundër gazetës online Insajderi

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës ka miratuar ankesën e Administratës Tatimore të Kosovës lidhur me publikimin e lajmit të pavërtetë nga gazeta online Insajderi, në të cilin kjo gazetë ka keq-informuar opinionin publik lidhur me aktivitetin e prokurimit, për  modernizimin e sistemit të teknologjisë informative, për të cilin me datë 19.02.2020  gazeta Insajderi publikoi shkrimin me titull “Skandal në ATK – kompania që kishte transaksione fiktive fitoi tenderin 10 milionësh”.

Për më tepër mund t’i referoheni vendimit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës:

Linku

Njomza Alaj