Vizita e Delegacionit Gjerman në Administratën Tatimore të Kosovës

Publikuar më November 22, 2010 09:27

Vizita e Delegacionit Gjerman

Në Administratën Tatimore të Kosovës, nga data 15 deri me 17 Nëntor, ka qëndruar për vizitë një Delegacion i Ministrisë së Financave të Landit të Bavarisë.
Delegacioni është njohur për së afërmi me të arriturat e deri tashme dhe synimet në zhvillimet e mëtutjeshme të ATK-së.

ATK-ja, është në fazën e ngritjes së Njësisë së Hetimeve Tatimore, përgjegjësi e së cilës është Hetimi i veprave penale në fushën e tatimeve. Për përgatitjen e kësaj Njësie ka pasur një mbështetje të çmuar të Ministrisë së Financave të Bavarisë, përmes Ekspertëve të cilët kanë ndihmuar në fusha specifike Administratën Tatimore të Kosovës.

Gjithashtu, Delegacioni Gjerman është pritur në mënyrë të veçantë edhe nga Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala.

Gjatë kësaj vizite është shprehur gatishmëria e Ministrisë së Financave të Bavarisë, që të ndihmoj me ekspert edhe në të ardhmen ATK-në, në fushën e legjislacionit të TVSH-së, për ngritjen profesionale të ekspertëve Kosovar, fuqizimin e Njësisë së Hetimeve tatimore.