Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton me udhëheqësin e ri të Divizionit të Ankesave të Tatimpaguesve, z. Arbnor Avdyli

Me përvojë të gjatë si jurist dhe me njohuri të thelluara të Legjislacionit Tatimor, z. Avdyli vjen në këtë rol me vizionin për të forcuar besimin mes tatimpaguesve dhe institucionit. Ai do të udhëheqë këtë divizion me përkushtim, duke u siguruar që çdo ankesë e tatimpaguesve ndaj përcaktimeve zyrtare të trajtohet në mënyrë të drejtë, transparente dhe profesionale.

Angazhimi i ATK-së është që procesi i shqyrtimit të ankesave të zhvillohet me integritet, paanshmëri dhe efikasitet, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e të drejtave të tatimpaguesve dhe rritja e besueshmërisë ndaj ATK-së.

Me këtë hap, institucioni tatimor riafirmon përkushtimin për të ndërtuar një sistem tatimor më të drejtë, më të përgjegjshëm dhe më afër tatimpaguesve.