Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Administrata Tatimore e Kosovës, mbajti seminarin për Zyrtarët e Njësive Buxhetore

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar seminarin për Njësitë Buxhetore me temën : Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro.

Me qëllim të implementimit sa më të mire të Legjislacionit Tatimor Administrata Tatimore, ka realizuar  seminarin  me temën Raportimi i blerjeve mbi 500 euro.

Raportimi i blerjeve mbi 500 euro, është prezantuar nga përfaqësuesi i ATK-së, Menaxheri i Edukimit të tatimpaguesve, z. Ruzhdi Zenelaj.

Me këtë rast z. Zenelaj, tha se Raportimi i blerjeve mbi 500 euro, është një kërkesë Ligjore e cila është futur në Ligjin për ATK-në, nga 1 Janari deri me 31 dhjetor është periudha raportuese e blerjeve, ndërsa deri me 31 mars të vitit vijues është afati për dorëzimin e Raportit  të blerjeve, të cilat kane kaluar shumën mbi 500 euro”.

Në këtë seminar përfaqësuesi i ATK-së, u ka bërë thirrje zyrtarëve të njësive buxhetore, për raportimin e blerjeve mbi 500, që përmes formave të raportimit të përgatitura nga ATK të deklarojnë me kohë dhe në pajtim me Legjislacionin Tatimor.

Zyrtarët e njësive buxhetore për Raportimin e blerjeve mbi 500 euro, gjithashtu  parashtruan edhe pyetjet e tyre në të cilat u përgjigj përfaqësuesi i ATK-së.

Numri i zyrtarëve të njësive buxhetore ishte mjaft i kënaqshëm, ku pjesëmarrës ishin rreth 200 zyrtarë.

Administrata Tatimore e Kosovës