Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

ATK-ja, vazhdon aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të palicencuara të lojërave të fatit në Regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës

Administrata Tatimore e Kosovës – Departamenti i Lojërave të Fatit me asistim të Policisë së Kosovës-Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Inspektoratit Komunal, prej datës 26.04.2011 deri më 03.06.2011, kanë zhvilluar aksionin për mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit (LF), në Regjionin e Prishtinës dhe Regjionin e Mitrovicës. Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së, PK-së dhe Inspektoratit Komunal …

me të vetmin qëllim, zbatimin e plotë të Ligjit Nr. 2004/35, për Lojërat e Fatit.
Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e 90 (nëntëdhjetë) njësive të Lojërave të Fatit, në Regjionin e Prishtinës dhe Regjionin e Mitrovicës dhe janë ndëshkuar në vlerë (30,750.oo €), e gjitha kjo si rezultat i mosrespektimit të ligjit Nr. 2004/35.

Ndërsa, në tërë territorin e Kosovë, prej 01 Shkurt 2011 deri më 03 Qershor 2011, janë realizuar 727 vizita dhe janë mbyllur 274 njësi të lojërave të fatit.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar dhe e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të Ligjit për Lojërat e Fatit, me të vetmin qëllim vënien e rendit dhe rregullit të plotë në këtë kategori të subjekteve ekonomike.

Gjithashtu, ATK-ja, ka për synim që të ngritë shkallën e bashkëpunimit me shumë institucione të tjera që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale.

Administrata Tatimore e Kosovës