Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Pozita e Avokatit të Tatimpaguesit është themeluar në mënyrë që të sigurojë një mjet për taksapaguesit që ata ë adresojnë shqetësimet dhe çështjet e tyre kur ata nuk kanë qenë në gjendje për të zgjidhur këto shqetësime ose çështje nëpërmjet kanaleve normale brenda ATK. Kjo memo përshkruan procedurat e përgjithshme të Avokatit të Tatimpaguesit dhe përcakton kriteret që duhen plotësuar për t’u marrë parasysh çështja e tatimpaguesit dhe e cila është një çështje e avokatit të tatimpaguesit.

Avokati i Tatimpaguesit është themeluar për t’u ndihmuar tatimpaguesve të zgjidhin çështjet / problemet me administratën tatimore duke:

  • u marrë me problemet e tatimpaguesve menjëherë dhe në mënyrë të paanshme që nuk janë zgjidhur nëpërmjet procedurave normale të ATK;
  • ndihmuar tatimpaguesit që përballen me vështirësi;
  • duke adresuar çështjet që dalin nga një aplikim i pasaktë i ligjeve tatimore, ose politikave apo procedurave të ATK;
  • identifikuar çështjeve që ndikojnë në të drejtat e tatimpaguesit, rrisin ngarkesën për kryerjen e obligimeve ose ndryshe krijojnë probleme për tatimpaguesit dhe i vë në vëmendje të menaxhmentit të ATK ato çështje; dhe
  • rekomanduar ndryshime administrative dhe legjislative për të parandaluar probleme në të ardhmen.

Avokati i Tatimpaguesit nuk është një zëvendësim për procedurat e përcaktuara ose proceset e ankesave. Megjithatë, në qoftë se këto procese nuk punojnë si duhet, Avokati i Tatimpaguesit është i autorizuar që të ndërmjetësojë në emër të tatimpaguesit.

 

 

Avokati i tatimpaguesit nuk mund të:

  • ndryshojë deklaratë tatimore;
  • pranojë kërkesat e tatimpaguesit për ndihmë kur një procedurë administrative ose ankesë formale duhet të përdoret;
  • pranojë pyetje rutinore të cilat nuk janë adresuar më parë nga organizata përkatëse brenda ATK;
  • pranojë një kërkesë nga një tatimpagues i cili ka marrë një përgjigje me shkrim për të një çështje teknike nga brenda zyrës së Zëvendësit të Drejtorit të Përgjithshëm (Përmbushja), e cila është shqyrtuar dhe aprovuar nga zyrtari përkatës brenda asaj zyre. Megjithatë, në qoftë se çështja teknike përfshin një pyetje mbi zbatimin e ligjit, dhe ATK-ja më parë nuk ka marrë një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë çështje, Avokati i Tatimpaguesit mund të pranojë kërkesën për të marrë një konsensus përbrenda ATK-së lidhur me zbatimin korrekt të ligjit dhe të sigurojë që qëndrimi të shpallet në publik qoftë nëpërmjet një vendimi publik, njoftimi publik, ose mjete të tjera të përshtatshme të komunikimit;
  • bëjë politika të ATK-së, por mund të bëjë rekomandime për ndryshime në politikat dhe procedurat për zyrën përgjegjëse për politikat ose procedurat specifike. Në qoftë se rekomandimet fillimisht nuk janë ven në veprim, rekomandimet e mund t’i dorëzohen Drejtorit të Përgjithshëm;
  • adresojë ndonjë problem apo çështje që nuk është adresuar më parë për të, ose nuk është shqyrtuar, nga zyra e duhur përbrenda ATK-së, ashtu që pyetjet e përgjithshme, teknike, ligjore, etj., duhet së pari të dorëzohen, ose të shqyrtohen nga, zyra përkatëse e ATK-së. Nëse zyra përkatëse e ATK-së nuk është përgjigjur brenda 30 ditësh, problemi apo çështja mund të ngrihet te Avokati i Tatimpaguesit për konsideratë.

 

Dokumente

RREGULLORE PËR ROLIN DHE FUSHËVEPRIMIN E AVOKATIT TË TATIMPAGUESVE

Kontakt:

E-mail: avokati.tatimpaguesve@atk-ks.org
Tel:+381 38 200 250 58
+381 38 200 250 61