“Unë sot u informova për përformancën e ATK-së dhe Doganës dhe dëshiroj të theksoj se këto dy institucione nuk janë vetëm për të mbledhur të hyra nga pikat doganore apo nga aktivitetet ekonomike të cilat zhvillohen në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht kanë edhe synim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga veprimet të cilat devijojnë shoqërinë tonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjera dhe në këto raste këto dy mekanizma duhet te veprojnë si një trup i vetëm.” tha ministri Beqaj.
I pari i MF-së theksoi rëndësinë e punëve konkrete në infrastrukturën e vendkalimit, zgjerimin e rrugës me katër korësi dhe me këtë rast konfirmoi që duke filluar nga 1 gushti zhdoganimi i mallrave që hynë në Kosovë nga ky vendkalim do të bëhet në terminalet më të afërta doganore ku është edhe destinacioni i mallit të importuar.
Ndërsa, Drejtori i ATK-se Behxhet Haliti njoftoi ministrin Beqaj për të arriturat dhe sfidat e Zyrës regjionale të ATK-së në Prizren dhe me këtë rast tha se menaxhmenti i këtij regjioni por edhe ATK-së ne përgjithësi është zotuar që të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, në trajtimin e barabartë, të njëtrajtshëm të të gjitha ligjeve tatimore, ofrim të shërbimeve profesionale dhe transparente për tatimpaguesit dhe qytetarët e Kosovës.
Ndërsa, drejtori i Doganës Naim Huruglica tha se e ka njoftuar ministrin Beqaj për punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton, veçanërisht për piken doganore ne Vermice, për procedurat e punës dhe çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend si dhe sfidat që vazhdimisht ballafaqohet Dogana e Kosovës.
“ Me këtë rast ai informoi ministrin se Pika Doganore në Vërmicë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka inkasuar afër 87 milion euro, ose 55 % më shumë se sa në periudhën e njëjte të vitit paraprak”, tha Huruglica.