Raporto 0800 80 800

Administrata Tatimore e Kosovës

Poreska Administracija Kosova

Tax Administration of Kosovo

Raportime 0800 80 800

NJOFTIM PËR TATIMPAGUESIT – REGJISTRO TË GJITHË PUNËTORËT NË SISTEMIN EDI!

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë të punësuar se duhet të plotësojnë dhe deklarojnë të dhënat për të gjithë punëtorët që aktualisht i kanë në marrëdhënie pune.   Për këtë qëllim, tatimpaguesit duhet të përdorin shërbimin elektronik në Sistemin Elektronik EDI, përmes të cilit është funksionalizuar formulari për regjistrimin e …

NJOFTIM MBI MBAJTJEN E TESTIT ME SHKRIM

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit të ATK-së, se kandidatët të cilët kanë kaluar fazën e verifikimit paraprak do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, i cili do të mbahet sipas orarit të përcaktuar më poshtë: Për pozitën: “Inspektor i Nivelit Fillestar” testi do të mbahet më 20 korrik 2026, në …

Njoftim për Tatimpagues – Deklarimi dhe tatimi i të ardhurave nga dhënia me qira e pronave

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë që realizojnë të ardhura nga dhënia me qira e banesave, shtëpive ose pronave të tjera, përfshirë edhe përmes platformave elektronike, si Airbnb dhe platforma të tjera të ngjashme, se këto të ardhura duhet të deklarohen dhe i nënshtrohen tatimit në përputhje me legjislacionin tatimor në …

NJOFTIM PËR KANDIDATËT E KONKURSIT

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në konkursin e fundit të ATK-së se, për shkak të numrit të madh të aplikimeve, si dhe ankesave të pranuara, procesi i shqyrtimit të tyre ka kërkuar më shumë kohë. Pas përfundimit të trajtimit të të gjitha ankesave, listat përfundimtare të përditësuara do të publikohen sipas këtij afati, …

Njoftim për Tatimpagues – Publikohet versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI

Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik EDI, i cili përmban shërbimin e ri elektronik “Kërkesë për Fiskalizim”. Ky shërbim është funksionalizuar në zbatim të Udhëzimit Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, me qëllim të pajisjes së …

NJOFTIM PËR SHITJE ME OFERTË TË MBYLLUR

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit për organizimin e një shitjeje me ofertë të mbyllur. Për informata më të hollësishme, kushtet e pjesëmarrjes dhe detajet e procedurës, ju ftojmë të vizitoni linkun e publikuar më poshtë. NJOFTIM I SHITJES ME OFERTA TË MBYLLURA I NJOFTIM I SHITJES ME OFERTA TË MBYLLURA II …

Njoftim për Tatimpagues – Aplikoni për Certifikim dhe Mirëmbajtje të Softuerëve Elektronikë Fiskalë (SEF)

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë personat fizikë (jo-afaristë dhe afaristë) dhe juridikë se, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MF) Nr. 01/2026 për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, si dhe në dokumentin “Kërkesat Specifike Teknike dhe Funksionale për Pajisjet Elektronike Fiskale/Sistemet Fiskale dhe Softuerët Elektronikë Fiskalë”, është hapur …

Njoftim për Tatimpagues – ATK paralajmëron: Transaksionet mbi 2,000€ me individë nuk lejohen të paguhen me para të gatshme

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë personat që zhvillojnë aktivitet ekonomik se Ministri i Financave, me Vendimin Nr. 19/2026 të datës 27.04.2026, ka përcaktuar kufizimin e pagesave me para të gatshme në transaksionet me persona fizikë jo afaristë (individë).   Sipas këtij Vendimi, duke filluar nga data 01 qershor 2026, çdo transaksion në vlerë …

Njoftim për Tatimpagues – Fiskalizimi i bllokave tatimorë, vetëm në mënyrë elektronike

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit se, duke filluar nga data 15.05.2026, fiskalizimi i bllokave tatimorë do të realizohet vetëm në mënyrë elektronike sipas Udhëzuesit Nr. 02/2026 për Procedurat dhe Formën e Fiskalizimit të Bllokave Tatimorë, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së.   Klikoni këtu për ta shkarkuar Udhëzuesin.   …

Njoftim për Tatimpagues – Apliko saktë Normën e TVSH-së

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët janë Deklarues të TVSH-së se, në bazë të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, janë të detyruar të aplikojnë saktë Normën e TVSH-së në furnizimet e tyre, si: furnizim të mallrave dhe/apo furnizim të shërbimeve. Deklaruesit e TVSH-së duhet të deklarojnë saktë …